BPB lanson produktin për pagesa të shpejta “InstaPay”
Banka për Biznes ka lansuar aplikacionin e ri për pagesa të shpejta të quajtur “Insta Pay”.
Të gjithë klientët e BPB-së, 24 orë të ditës mund të transferojnë, pranojnë apo kërkojnë para nga përdoruesit e tjerë të këtij aplikacioni, përmes numrit të telefonit apo QR Code-it. I gjithë transaksioni në llogarinë rrjedhëse kryhet brenda pak sekondash.
Me anë të këtij aplikacioni, BPB edhe njëherë dëshmon se në vazhdimësi është afër klientëve të saj duke sjellë inovacionet e fundit, për të ua lehtësuar operimin.
Shkarkimi i këtij aplikacioni gjithashtu bëhet lehtësisht përmes AppStore nëse jeni përdorues të Iphone apo PlayStore nëse jeni përdorues të Android. Ndërkaq, për ta aktivizuar, duhet të shkoni në cilëndo nga degët e BPB-së.
Aplikacioni mund të përdoret në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.
Për të lexuar më shumë lidhur me regjistrimin në Insta Pay, klikoni në vegzën: Udhëzim për përdorim të Aplikacionit InstaPay