Lansohet SOLO, kartela më unike në vend

BPB ka lansuar sot për klientët individë kartelën më të re të kreditit, e cila për nga mundësitë është më e veçanta në treg. Me SOLO, për herë të parë qytetarët mund të ndajnë pagesat e tyre deri në 36 këste. Me këtë kartelë krediti, pagesat mund të bëhen në çdo pikë shitje, në çdo POS të çdo banke, brenda dhe jashtë vendit, poashtu edhe online. Të gjitha këto mund të menaxhohen në SOLO – me zero interes.

SOLO bëhet kartela e parë në treg që iu jep mundësi të shumta qytetarëve të vendit që të ndërveprojnë dhe menaxhojnë shpenzimet/blerjet e tyre. Kthimi i borxhit mund të ndahet deri në 36 këste apo edhe të paguhet i plotë, krejtësisht sipas nevojave të klientëve.

Me kartelën e kreditit të dedikuar për klientët individual dhe pronarët e bizneseve,  BPB mundëson kryerjen e pagesave si dhe tërheqjen e parave në çdo kohë, brenda dhe jashtë vendit.

Anëtari i Bordit Menaxhues të BPB-së, Gazmend Rrustemi ka thënë se me SOLO klientët tanë do të jenë pronar të një kartele nga e cila mundësitë e ndërveprimit të tyre financiar do të zgjerohen.

“Zhvillimi i një produkti të tillë ka qenë sfidë dhe përgjegjësi sepse veçoritë e kartelës janë aq specifike sa në BPB jemi kujdesur që secila nga to, përveç që të jetë sigurisht me funksionalitet maksimal, të jetë e lehtë dhe e pranueshme si produkt nga klientët tanë”, ka thënë Rrustemi.

Tutje, ai ka shtuar se strategjia e BPB-së është e orientuar drejt plotësimit të nevojave të individëve në vend duke mundësuar qasje dhe menaxhim të lehtë dhe efikas të financave me produkte inovative dhe shërbim ekselent.

Ndërkaq, Argjira Kadrijaj-Dushi, Udhëheqëse e Departamentit për Retail dhe Bankim Dixhital në BPB ka thënë se me avantazhet që ka, tashmë SOLO e ka nisur rrugëtimin e saj dhe ne jemi të bindur që shumë shpejt do të përqafohet me të njëjtin entuziazëm edhe nga shoqëria.

“SOLO vjen si produkt me specifika të reja në treg të cilat plotësojnë kërkesat e vazhdueshme të pagëmarrësve dhe individëve tjerë. SOLO-n e bën unike fakti që mund të përdoret kudo, në vend dhe në botë duke i lënë individit të zgjedhë solo ndarjen dhe kohëzgjatjen e kësteve deri në tre vite. Menaxhimi dhe aplikimi mund të bëhet në çdo kanal të bankës, online dhe në degët e biznesit, kjo në linjë me strategjinë tonë të bankimit gjithëpërfshirës, siç njihet sot në botë si qasja “omnichannel”, shton ajo.

Ndarja e kësteve bëhet në aplikacionin mobil apo platformën elektronike, brenda muajit përkatës të pagesës ose tërheqjes. Përcaktimi i kësteve bëhet nga vet klienti dhe mënyra e pagesës së tyre, e plotë apo minimale, po ashtu përcaktohet nga klienti.

Për t’u pajisur me kartelë SOLO, ju mund të lajmëroheni në njërën nga 25 degët e BPB-së nëpër Kosovë, derisa, gjithashtu mund të aplikoni edhe online.

SOLO – Sot ti thuaj po

BPB – Banka e Vendit Tënd!