Llogaritë bankare janë llogari të cilat mundësojnë ruajtjen e mjeteve për qasje më të lehtë, kursime, dhe depozitime.
Kodi identifikues shërben për t’ju qasur sa më lehtë informacioneve tuaja bankare përmes telefonatave në qendrën e thirrjeve të BPB-së.
E gjitha çka duhet të bëni, pasi të pajiseni me kodin identifikues, është të thërrisni në qendrën e thirrjeve dhe të identifikoheni tek zyrtari me kodin tuaj, ku më pas mund të kërkoni informacione për gjendjen tuaj të llogarisë dhe informata tjera relevante për ju. Para se ju të merrni informatat që ju duhen, zyrtari i qendrës së thirrjeve do t’ju bëj disa pyetje për t’u siguruar që ju jeni personi i cili e keni paraqitur atë kod identifikues.
KUJDES: MOS E NDANI KËTË KOD ME ASKËND, PASI QË ËSHTË MËNYRË PËR T’JU QASUR TË DHËNAVE TUAJA BANKARE PËRMES TELEFONATËS.
Llogaria rrjedhëse është llogari bazë e çdo klienti që ka biznes të regjistruar. Nëpërmjet llogarisë rrjedhëse ju mund të bëni tërheqje të mjeteve të gatshme, deponim të mjeteve, pagesa përmes transfertave, urdhëresa të përhershme, debitim direkt e shërbime të tjera, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
BPB ofron edhe nën-llogari për biznese në nevojë të shfrytëzimit për projekte specifike.
Keni nevojë për mbështetje financiare në realizimin e planeve tuaja për zhvillimin e biznesit?
Shfrytëzoni kreditë e shumta të BPB-së, të punuara enkas për plotësimin e nevojave për biznesin tuaj.
Keni planifikuar të investoni në zgjerimin e aktivietit tuaj të biznesit apo në pajisje të teknologjisë së fundit? BPB mirëpret planet e investimit tuaj dhe mbi një analizë të plotë financiare të biznesit tuaj, ofron financim afatgjatë për çdo biznes që ushtron aktivitet në fushën e prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së .
Klientët përfitues
Bizneset aktive
Shuma e financimit
Min. 3,000 euro, Max. 150,000 euro
Afati maksimal i kthimit të kredisë
Deri në 84 muaj
Dokumentacioni i nevojshëm
Çertifkata e regjistrimit të biznesit të lëshuar nga MTI
Qarkullimi bankar për 3 muajtë e fundit
Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun)
Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)
Pagesa e kësteve
Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta) ose shumë e ndryshme për çdo muaj (pagesë me këste jo të rregullta)
Afati i lejimit
3 ditë pune
BPB mbështetë bizneset në rritjen e aktivitetit të tyre dhe mbulon nevojat për kapital qarkullues. Përmes kredisë për kapital punues ju mund të mbani në kontroll inventarin e biznesit tuaj dhe të parashikoni rritje me produkte të reja apo ekzistuese në bazë të ciklit të biznesit.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së
Klientët përfitues
Bizneset aktive
Shuma e financimit
Min. 3,000 euro, Max. 150,000 euro
Afati maksimal i kthimit të kredisë
Deri në 60 muaj
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokument i vlefshëm identifikimi
Çertifkata e regjistrimit të biznesit të lëshuar nga MTI
Qarkullimi bankar për 3 muajtë e fundit
Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun)
Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)
Pagesa e kësteve
Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta) ose shumë e ndryshme për çdo muaj (pagesë me këste jo të rregullta)
Afati i lejimit
3 ditë pune
Keni nevojë të investoni në ngritjen e kapaciteteve prodhuese? BPB ju mundëson bizneseve me aktivitete bujqësore dhe blegtorale marrjen e kredisë me kushte të favorshme.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së.
Klientët përfitues
Bizneset bujqësore
Shuma e financimit
Min. 1,000 euro, Max. 150,000 euro
Afati maksimal i kthimit të kredisë
Deri në 84 muaj
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokument i vlefshëm identifikimi
Çertifkata e regjistrimit të biznesit të lëshuar nga MTI
Qarkullimi bankar për 3 muajtë e fundit
Dokumentacioni mbi kolateralin (pengun)
Dokumentacioni mbi hipotekën (për shumat mbi 20,000 euro)
Pagesa e kësteve
Shumë e njejtë për çdo muaj (pagesë me këste të rregullta), shumë e ndryshme për çdo muaj (pagesë me këste jo të rregullta) ose grejs periudhë
Afati i lejimit
3 ditë pune
Mbitërheqja është mundësi që u jepet klientëve të BPB-së që të kenë fonde shtesë në llogarinë e tyre rrjedhëse me qëllim të ruajtjes së likuiditetit afatshkurtër.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së.
Afati i kthimit të kredisë
Deri në 12 muaj
Dëshmi e aktivitetit të biznesit
Min. 3 muaj aktiv
Afati i lejimit
Min. 3 muaj aktiv
Depozitimi i mjeteve ne llogarinë e depozitës me afat bëhet në përputhje me çmimoren aktuale në fuqi e cila është e ekspozuar në çdo njësi të bankës. Për shuma të caktuara, BPB ofron norma preferenciale.
Keni nevojë për informata shtesë? Drejtohuni tek zyrtari për marrëdhënie me klientë në degën më të afërt të BPB-së
BPB u mundëson ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme shërbime të pagesave dhe transfereve të shpejta, efikase dhe të sigurta me kushte të volitshme dhe konkurruese në tregun e Kosovës.
Transferet e fondeve tuaja në llogaritë e bankave të tjera (transferet dalëse) sipas urdhëresës suaj mund të bëhen:
Transferet ndër-bankare mund t’i kryeni edhe nëpërmjet shërbimit tonë eBanking dhe mBanking.
BPB mundëson kryerjen e transfereve ndërkombëtare hyrëse dhe dalës
Këto transfere realizohen në mënyrë të shpejtë dhe efikase pas anëtarësimit të bankës tonë në SWIFT. Për më tepër, BPB ka zgjeruar rrjetin e bankave korrespondente me të cilat operon. Për të parë listën e bankave kryesore korrespondente dhe udhëzimet për dërgimin e parave nga jashtë kliko këtu.
Debitimi direkt është një instrument pagese me të cilin klienti autorizon bankën e vet përmes kompanisë që të tërheqë mjete direkt nga llogaria bankare. Ky instrument paraqet një mënyrë të standardizuar dhe të automatizuar që është e përshtatshme për pagesa të rregullta dhe të përsëritura, p.sh. faturat e KEDS, Ujësjellësit, etj.
Debitimi direkt mund të iniciohet edhe nga BPB me kërkesë të klientit.
BPB ju ofron kartelat VISA* të pranuara ndërkombëtarisht. Përmes këtyre kartelave ju mund të bëni tërheqje në çdo bankomat dhe të kryeni pagesa në POS, 24/7 brenda dhe jashtë vendit.
VISA Classic – Deferred Debit Card është koncept i ri i kartelës debit e cila nuk ngarkon llogarinë tuaj për tërheqje të parave apo kryerje të pagesës.
Blej sot, paguaj deri në 45 ditë më vonë me 0% interes! Përmes kartelës Visa Classic – Deferred Debit ju mund të kryeni blerje dhe të paguani shumën deri në datën 15 të muajit pasardhës, me interes falas mbi vlerën e blerjeve.
Në mënyrë që të pajiseni me kartelën VISA Classic Business – Deferred Debit ju duhet të keni llogari rrjedhëse të subjektit Individë/NVM/Korporatë dhe të keni histori kredie të mirë.
Në momentin e aplikimit për këtë lloj kartele, ju mund të zgjedhni njërën nga llogaritë e juaja rrjedhëse për të konfigurara tërheqjen e shumës në kohën e caktuar.
Për më shumë informata, ju mund të vizitoni një prej degëve tona ku stafi ynë do të shpjegojë për ju në mënyrë të detajuar karakteristikat dhe kushtet e produktit.
Në mënyrë që të pajiseni me kartelën VISA Classic Business – Deferred Debit ju duhet të keni llogari rrjedhëse të subjektit Individë/NVM/Korporatë dhe të keni histori kredie të mirë.
Në momentin e aplikimit për këtë lloj kartele, ju mund të zgjedhni njërën nga llogaritë e juaja rrjedhëse për të konfigurara tërheqjen e shumës në kohën e caktuar.
Për më shumë informata, ju mund të vizitoni një prej degëve tona ku stafi ynë do të shpjegojë për ju në mënyrë të detajuar karakteristikat dhe kushtet e produktit.
Në mënyrë që të pajiseni me kartelën VISA Classic Business – Deferred Debit ju duhet të keni llogari rrjedhëse të subjektit Individë/NVM/Korporatë dhe të keni histori kredie të mirë.
Në momentin e aplikimit për këtë lloj kartele, ju mund të zgjedhni njërën nga llogaritë e juaja rrjedhëse për të konfigurara tërheqjen e shumës në kohën e caktuar.
Për më shumë informata, ju mund të vizitoni një prej degëve tona ku stafi ynë do të shpjegojë për ju në mënyrë të detajuar karakteristikat dhe kushtet e produktit.
BPB ofron një gamë të gjerë të produkteve të Biznesit Dokumentar, të cilat ndihmojnë klientët tanë për të zhvilluar biznes të sigurt, duke eliminuar rrezikun dhe duke rritur besimin ndaj partnerëve. Ne gjithashtu ofrojmë përkrahje dhe këshilla profesionale që nga lëshimi i produktit të Biznesit Dokumentar e deri në mbylljen përfundimtare të tyre. Ne jemi të orientuar kah klientët, që të ofrojmë shërbime dhe të shtojmë produkte të cilat janë në të mirë të klientëve tanë.
Garancia është instrument bankar që ofrohet nga banka me kërkesë të klientit, përmes të cilit banka merr obligim të paguaj shumën e caktuar të garancisë sipas kërkesës së përfituesit të garancisë i cili ka shërbyer si mbulesë e ekzekutimit të kontratës.
Llojet e garancive që ofron banka janë si në vijim:
Secili lloj i ketyre garancive siguron palën e tretë se kontrata e lidhur në mes të klientit tonë dhe palëve tjera do të realizohet gjatë periudhës së cekur në kontratë.
Banka jonë ofron Letërkredinë si një instrument shumë të rëndësishëm të biznesit dokumentar përmes së cilës klientët e bankës eliminojnë shumë rreziqe në tregtinë ndërkombëtare. Letërkredia është një zotim i lëshuar nga ana e bankës në emër të blerësit se do të bëjë pagesën ndaj mallrave apo shërbimeve të blera nga shitësi në një shumë të caktuar dhe brenda afatit të caktuar të cekur në letërkredi, por pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet e dhëna në letërkredi.
A keni mundur ta imagjinoni ndonjëherë që ju mund ta mbani bankën tuaj në duar? Koha juaj e lirë ju takon juve. Qëndro në kontakt me llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë me eBanking, mBanking dhe SMS Banking nga BPB.
Përdorim i lehtë. Ju mund të zgjedhni nga versionin shqip ose anglisht. Merrni kontrollin e llogarive tuaja dhe kurseni kohë për veten tuaj! Qëndro në kontakt me llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë me shërbimin eBanking nga BPB.
Shijoni shërbimin eBanking me karakteristikat në vijim:
Thjesht aplikoni për shërbimin eBanking të BPB-së në një prej degëve tona dhe ju automatikisht do të regjistroheni si përdorues. Janë dy opsione të abonimit për këtë shërbim
Juve do t’ju dorëzohet një zarf me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që do t’ju mundësojë qasje në shërbimin në fjalë ose për më tepër, kur ju aplikoni për opsionin e plotë do të pajiseni me Token.
Pagesat tuaja nuk kanë qenë asnjëherë kaq të sigurta! Shërbimi eBanking i BPB-së me Token. Shërbimi eBanking nga BPB-ja është një produkt i sigurt me një standard të lartë të sigurisë në teknologjinë informatike. SSL (Secure Sockets Layer) së bashku me PKI (Public Key Infrastructure) paraqesin një standard të lartë në industri dhe përdoret nga miliona faqe interneti në mbrojtje të transaksioneve online të klientëve të tyre. Ajo ofron siguri të plotë duke përdorur «token» dinamik, me enkriptim 128-bit dhe qasje të bazuar në privilegjet e lejuara.
SMS Banking është një kanal alternativ për pronarët e llogarisë dhe mbajtësit e kartelave të BPB-së për qasje në shërbime të zgjedhura bankare nëpërmjet telefonit celular duke përdorur shërbimin SMS.
Kjo ju mundëson qasjen në llogaritë tuaja kurdo dhe kudo përderisa ka mbulim rrjeti mobil telefonik, thjeshtë përmes shërbimit të mesazheve të ofruara nga ofruesit kryesorë të shërbimeve mobile. Është si të mbani bankën në xhepin tuaj!
Shërbimet bankare që mund t’i kryeni përmes SMS Banking janë si më poshtë:
Pa pagesë për regjistrim
Informohuni në çdo kohë!
Si të aktivizoj njoftimin përmes SMS-it? Vizitoni degën më të afërt të BPB-së dhe aplikoni për aktivizimin e shërbimit të njoftimit përmes SMS-it. Pas aktivizimit të këtij shërbimi, në telefonin tuaj do të pranoni njoftimet për transaksionet që ju jeni përcaktuar.
SMS njoftimet do ti pranoni në momentin kur ekzekutohet transaksioni.
Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil duke dërguar një SMS në 50000.
Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil VALA:
Mbushja mund të bëhet për shumat 5, 10, 15, 20 dhe 50€ *Përveç në numrin tuaj, ju mund të dërgoni mbushje edhe në telefonat e të afërmve tuaj.
Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil, internetit dhe televizionit digjital si dhe pakot DUO TV dhe DUO FIX duke dërguar një SMS në 50000.
Mbushja mund të bëhet prej 1 – 100€
*Përveç në numrin tuaj ju mund të dërgoni mbushje edhe në telefonat e të afërmve tuaj.
Për mbushje të llogarisë së telefonit fiksit IPKO:
Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:
Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:
Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:
Për mbushje të llogarisë së DUO (internet dhe fiks) IPKO: