SUBVENCION PËR PAJISJE EFIÇIENTE PËR NGROHJE PËR NDËRMARRJET MIKRO, TË VOGLA DHE TË MESME

Thirrja për fazën e parë është e hapur deri më 31 janar 2024

Perfitoni nga Subvencioni I Ministrise se Ekonomise, duke marre kredi per investim ne pajisje efiçiente të ngrohjes për biznesin tuaj.

Investimet në pajisje efiçiente për ngrohje ndikojnë në:
• Uljen e shpenzimeve të energjisë
• Përmirësimin e imazhit dhe reputacionit të biznesit tuaj
• Mbrojtjen e mjedisit

Pajisjet efiçiente për të cilat do të përfitoni nga subvencioni janë:

– Pompa termike subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,
– Kondicioneri/ klima efiçiente subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€,
– Stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€.

Ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë.

Lexoni me kujdes thirrjen publike KËTU