Llogari kursimi për fëmijë

Siguroni të ardhmen e fëmijëve tuaj!
Mësoni fëmijët tuaj shprehi të mira të kursimeve me llogaritë e kursimeve për fëmijë nga BPB.
Hap llogarinë për fëmijë FALAS dhe prano deponim automatik nga BPB në vlerë prej 5 euro për 5 euro të para të deponuara nga prindi apo kujdestari dhe përfito nga norma atraktive e interesit.

  • Urdhëresëe përhershme – pa pagesë
  • Norma e interesit më e volitshmja në treg – 0.5%

Nëse ju jeni duke kursyer për diçka të veçantë për fëmijën tuaj, kjo llogari është e duhura! Ju mund të depononi më pak se 5 euro në muaj. Për shkak se kjo është një normë fikse, ju gjithmonë do të dini se sa do të rriten kursimet tuaja gjatë një viti.

Keni parasysh, kjo llogari dedikohet:

  • Për fëmijët e moshës 0-16 vjeç
  • Personi i cili hap llogarinë duhet të jetë prindi ose kujdestari
  • Mundeni të tërhiqni paratë në çdo kohë për femiun tuaj
  • Vetëm 1 llogari për fëmijë
  • Interesi paguhet pas maturimit pas 12 muajsh

Norma fikse e interesit – interesi që ne paguajmë është fiks dhe nuk do të ndryshojë gjatë gjithë afatit 12 mujor

Duke deponuar vetëm 5 euro në muaj për 18 vjet, fëmiu juaj mund të përfundoj me mjaftë para për pagesë të orëve te vozitjes, për pagese te shkollimit universitar, për pagesë të qirasë një vjeçare gjatë studimeve, ose për udhëtimin e tyre të parë të pavarur./p>

Aplikoni në degën më të afërt sot për llogarinë e kursimit për fëmijën tuaj.
Mos harroni të merrni letërnjoftimin tuaj dhe çertifikatën e lindjes së fëmiut./p>