Banka përkrah institucionin parashkollor ‘Yllka në Prishtinë

BPB, e shpallur pak kohë më parë si banka me rritjen më të shpejtë dhe më e përgjegjshme në Kosovë nga GBAF, ka vazhduar me zhvillimin e aktiviteteve në përkrahje të komunitetit me intensitet të shtuar.

Këtë rradhë, BPB ofroi përkrahje për institucionin parashkollor ‘Yllka’ në Prishtinë, duke ofruar falas materiale të mësimit dhe argëtimit për fëmijët e këtij institucioni, si dhe materiale tjera për zhvillim të aktiviteteve dhe mbarëvajtjen e punëve të përditshme.

‘Jemi shumë të emocionuar për mikpritjen nga fëmijët dhe personeli. Janë të mrekullueshëm. Ne kemi intensifikuar aktivitetet në përkrahje të komunitetit, me theks të vecantë tek nënat dhe fëmijët.’, thotë Matilda Musa Gorani – Udhëheqëse e Departamentit të Retailit dhe Marketingut, gjatë vizitës në këtë institucion parashkollor, teksa fëmijët me iniciativë të vet dhe të edukatorëve po simulonin shërbime bankare nga të cilat edhe për së afërmi po informoheshin për rëndësinë kursimeve.

Në përfundim të aktivitetit udhëheqës të institucionit parashkollor ‘Yllka’ në Prishtinë ndanë mirënjohje për bankën, me të cilën shprehën falenderimin për përkrahjen që banka ka ofruar.

Për dy vite rradhazi, BPB është shpallur banka me rritjen më të shpejtë dhe më e përgjegjshme në Kosovë, nga gazeta prestigjioze Global Banking and Finance (GBAF).