BPB – Mirëpret diasporën!

Nga data 27 qershor, BPB hapi këndin mirëseardhës në degën e saj në sheshin Zahir Pajaziti me sloganin “Mirëpresim Diasporën! – Banka e vendit tënd”

Në këtë kënd, diaspora jonë dhe palët e tjera të interesuara mund të marrin informacion mbi një gamë të gjerë të produkteve tona, duke përfshirë edhe ato të projektuara posaçërisht për bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit. Në fakt, ky kënd është dedikuar enkas për bashkatdhetarët të cilët i kalojnë pushimet e verës në vendlindje

Disa nga produktet dhe shërbimet e ofruara në këtë kënd të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të bashkatdhetarëve tanë janë: Transferet ndërkombëtare PA PROVIZION, ku të gjithë bashkatdhetarët tanë nga vendet perëndimore mund të bëjnë transfere ndërkombëtare në llogari të tyre apo të familjarëve me 0 (zero) provizion. Mjafton qe ne detaje te pagesës te shënohet komenti DIASPORA. BPB, po ashtu ju mundëson bashkatdhetarëve të marrin pjesë në investime në letra me vlerë të cilëve ju ofron edhe këshilla profesionale për investimet e tyre.

BPB ofron portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve tjera: Llogari rrjedhëse, llogari të kursimeve, depozita, letra me vlerë, shërbime elekronike (e-banking, m-banking), llogari të kursimeve për fëmijë, transfere ndërkombëtare, etj.

Duke investuar në vendlindje ndihmoni në zhvillimin e vendit tuaj. Prandaj, fokusi i BPB është të krijoj raporte të shëndosha dhe afatgjate me bashkatdhetarët tanë.

Ju mirëpresim!
Banka e vendit tënd