BPB inauguron degën kryesore të re në Prishtinë
Më 09 gusht 2018, BPB ka hap degë të re në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Banorët e kësaj pjese të qytetit tani kanë qasje më të shpejtë në bankën tonë – BPB. Përmes zgjerimit të rrjetit tonë të degëve, ne mundohemi te qëndrojmë sa më afër klientëve ne menyre qe te ju lehtesojme atyre qasjen ne banke.
Për më shumë, kjo degë e cila do të shërbej si dega kryesore në Prishtinë , me mbi 240 metra/2, parking të mjaftueshëm, pikën ‘Nonstop Banking 24/7’ dhe qasje të lehtë nga rruga kryesore, paraqet një lehtësim për të gjithë klientët që mundohen të menaxhojnë kohën e tyre në mënyrë efiçiente.
Përmes pikës ‘Nonstop banking 24/7’ klientët mund të shërbehen në këtë degë edhe pas orarit te punës. Ju mund të deponimi, tërheqni, pastaj përmes tabletit te instaluar në këtë degë, mund te kryeni transfere përmes Ebanking, të menaxhoni me llogarinë e juaj, e shumë shërbime të tjera.
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që nga atëherë banka është në rritje të vazhdueshme dhe ofron produkte dhe shërbime financiare që kanë për qëllim zhvillimin dhe përkrahjen e klientëve.