Vetem EUR 5.00 transferet Kosove-Shqiperi permes Bankes per Biznes dhe Union Bank

Tani, bizneset dhe personat fizik mund të transferojnë mjetet ndërmjet këtyre dy bankave për vetëm € 5.00, pavarësisht nga shuma e transferit. Kjo është mundësia më e lirë për transferim të mjeteve ndërmjet këtyre dy vendeve. Transferi prej njerës bankë në tjetrën do të ekzekutohet brenda vetëm një ore. E vetmja gjë që duhet të bëjnë klientët është që të hapin llogari në njërën nga këto dy banka.

Përmes kësaj marreveshjeje, BpB dhe Union Bank japin kontributin e tyre ne zgjërimin e volumit te tregtisë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Këto dy banka do të vazhdojnë të punojnë në gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe më efikase për shkëmbim financiar ndërmjet këtyre dy tregjeve. Bashkojuni bankave tona që së bashku të krijojmë mundësi për më shumë për Kosovën dhe Shqiperinë.