Njoftim i rëndësishëm për pensioner
Të nderuar klientë që pranoni pensionin përmes bankës sonë,
Duke marrë parasysh situatën e emergjencës së shëndetit publik në Kosovë dhe masat që kemi marrë për parandalimin e shpërndarjes së #Covid19, LUTEN TË GJITHË PENSIONERËT QË KENI KARTELAT E BANKËS QË PENSIONIN TA TËRHEQNI PËRMES BANKOMATEVE TË BPB NË TË GJITHË TERRITORIN E KOSOVËS. Kjo mënyrë e tërheqjes së pensionit, përveq së do të ndihmoj në parandalimin e shpërndarjes së virusit, edhe do të ju kursej kohë.
Për klientët që nuk kanë kartelë dhe e vizitojnë degën, ju lutemi që të rrespektohen udhëzimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për ruajtjen e shëndetit siç janë DEZINFEKTIMI I DUARVE (ME DEZINFEKTUES TË INSTALUAR NËPËR DEGËT TONA) DHE MBAJTJA E DISTANCËS PREJ 1.5 METRA ME KLIENTIN TJETËR.
Ju kërkojmë mirëkuptim, pasi që për shkak të masave që duhet të ndërmarrë, ka gjasa që pritja juaj në degë të jetë më e gjatë se zakonisht. Kjo është njëra prej arsyeve pse fuqishëm i inkurajojmë të gjithë ata që kanë kartela me i tërheq pensionet nëpër bankomate, që të minimizojmë kohën e pritjes në degë.
Nëse keni persona të autorizuar për të tërhequr pensionin tuaj, atëherë ju inkurajojmë që të i dërgoni të autorizuarit për të marrë pensionin tuaj. Në rast se nuk e keni askënd të autorizuar, atëherë ju rekomandojmë që të vizitoni njërën prej degëve në ditët në vijim dhe të autorizoni një person, në mënyrë që më të moshuarit të mos dalin nga shtëpitë e tyre, edhe kjo një nga rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
#rrinshpi #papanike #mekujdes #bankomat #pensionet