Banka për Biznes me donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

BPB ka njoftuar se së fundmi ka shpërndarë 65 Pulsoksimetër tek Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kosovë. Këto aparate do të shpërndahen nëpër qendrat e mjekësisë familjare në të gjithë Kosovën. Donacioni për QKMF është bërë për të ndihmuar mjekët në luftën e tyre kundër pandemisë dhe në shenjë mirënjohjeje për kontributin e pakursyer të personelit mjekësor përgjatë kësaj kohe të vështire për të gjithë ne.

Këto pajisje mjekësore shërbejnë për matjen e nivelit të oksigjenit dhe matjen e pulsit aktual të zemrës, që janë indikator të rëndësishëm në identifikimin e hershëm të simptomave tek pacientët e prekur nga ky virus.

‘Jemi munduar që përmes këtij donacioni, sado pak të u lehtësojmë punën personelit mjekësor të angazhuar drejtpërdrejtë me të prekurit nga kjo pandemi. Besojmë që këto aparate të ndikojnë në identifikimin e hershëm të virusit te bashkatdhetarët tonë, e si rezultat ata ta kalojnë më lehtë këtë sëmundje. Ky është projekti ynë i tretë për të ndihmuar në parandalimin dhe luftimin e pandemisë “COVID-19”, pasi që kohë me parë BPB ka realizuar edhe dy projekte të ngjashme duke shpërndarë 500 dezinfektues tek bizneset e vogla në të gjithë territorin e Kosovës dhe duke dezinfektuar ambientet e 50 bizneseve kosovare’ – tha Anita Kosumi-Ajeti, Udhëheqëse e departamentit të Burimeve Njerëzore në BPB

Përndryshe, BPB njihet si banka më e suksesshme vendore, e shpallur dy vite me radhë si banka më e mire në vend nga prestigjiozja The Banker, publikim I Financial Times .