BPB është shpërblyer me çmimin e ‘Silver’ nga SME Finance Forum.

BPB është vlerësuar me çmimin ‘Silver’ në kategorinë “Financier of the Year” nga SME Finance Forum

Artan Sadiku, U.D Kryeshef Ekzekutiv

“Në emër të gjithë BPB, do të doja të falënderoja SME Finance Forum për vlerësimin me çmimin ‘Silver’ për kategorinë ‘Financier of the Year’. Jemi të privilegjuar të pranojmë një çmim të tillë, nga një institucion kaq prestigjioz” – tha Artan Sadiku, U.D Kryeshef Ekzekutiv.

BPB është një bankë vendore me fokus në sektorin e NVM-ve në vend. Ne jemi dëshmitarë të rritjes së vazhdueshme gjatë dekadës së fundit, kryesisht për shkak të qasjes sonë gjithëpërfshirëse për t’i shërbyer këtij tregu. Për të siguruar një marrëdhënie afatgjatë dhe të suksesshme për bankën dhe bizneset që ne u shërbejmë, BPB nuk është vetëm një partner financiar i këtyre ndërmarrjeve, por më shumë një partner strategjik që tejkalon shërbimet tradicionale të ofruara nga industria bankare duke ofruar shërbime të reja dhe innovative, për të ndihmuar më tej zhvillimin e bizneseve.

Bujar Statovci – Udhëheqës i Departamentit të Biznesit

Një nismë e tillë ishte krijimi i Akademive të Biznesit ose të ashtuquajturat shërbime jofinanciare, një projekt në partneritet me BERZH-in.

Akademitë e biznesit apo shërbimet jofinanciare konsiderohen si avantazh konkurrues në treg dhe janë një vlerë e shtuar për NVM-të. Këto akademi mbulojnë një sërë temash që synojnë përmirësimin e zhvillimit strategjik dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë të sektorit të NVM-ve në Kosovë.

Duke punësuar ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, me më shumë se 35 vjet përvojë në fushat përkatëse, sipërmarrësit pjesëmarrës mund të mësojnë më shumë rreth: Planifikimit Strategjik, ‘Smart Future Planning’, Financimit të Qëndrueshëm, Efiçiencës së Energjisë, Menaxhimit Financiar, Strategjisë së Marketingut dhe tema të tjera të rëndësishme për drejtimin e një biznesi të suksesshëm. Ne besojmë se ky shërbim inovativ, do të ngrisë në një nivel tjetër aftësitë e ‘bërjes biznes’ të pjesëmarrësve. Për më tepër, qasja konfirmon përkushtimin e BPB-së ndaj këtij sektori të ekonomisë, i cili përbën shtyllën kryesore të ekonomisë së Kosovës.

 

Për fund, një çmim si ky që kemi marrë nga SME Finance Forum, konfirmon se qasja jonë inovative po jep rezultate.

Ju falënderoj përsëri.

Ju uroj gjithë të mirat.