Banka per Biznes ka lejuar Garancionin e pare Bankar permes Programit per Perkrahjen e Biznesit Dokumentar te Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim ( BERZH)

Banka per Biznes ka lejuar Garancionin e parë Bankar përmes Programit për Përkrahjen e Biznesit Dokumentar të Bankës Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH). Ky eshte transaksioni i pare i ketij lloji i cili kryhet nga nje institucion financiar i në tregun e Kosovës ne bashkëpunim me BERZh-in. Banka për Biznes, në vazhdën e intensifikimit të bashkëpunimit me BERZH, muaj më parë ka nënshkruar marrëveshjen për Programin e Përkrahjes së Biznesit Dokumentar, program i cili mbulon një numër të madh të vendeve Evropiane dhe Aziatike. Pritet që ky relacion i Bankës për Biznes me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim shumë shpejt të zgjerohet edhe në fusha të tjera.