Pozita:

Zyrtar për Shërbime Bankare në degën e Gjilanit (m/f)

Qyteti:

Gjilan

Afati i aplikimit:

08/09/2025

Zyrtar për Shërbime Bankare në degën e Gjilanit (m/f)

 Kompetencat

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
  • Një(1) vit përvojë pune, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Nivel mesatar i Gjuhës Angleze;

Përshkrimi i vendit të punës

  • Kryen transaksione në para të gatshme, pagesa dhe këmbim të valutave;
  • Përgjegjës për të gjitha proceset e punës në trezor dhe arkë sipas procedurave në fuqi;
  • Përgjegjës për mbushjen e ATM ;
  • Kujdeset për paratë e gatshme, likuiditetin e arkës dhe limitet e përcaktuara;
  • Promovimi dhe shitja bankare në bazë të strategjisë se shitjes në nivel të përgjithshëm;
  • Hapja dhe menaxhimi i llogarive për persona individual ;
  • Realizimi i pagesave dhe të gjitha llojeve të transferave të parave;
  • Shitja dhe aplikimi i shërbimeve elektronike;
  • Aplikimi dhe lejimi fizik i kartelave debitorë dhe kreditore;
  • Angazhohet në aktivitete promocionale brenda dhe jashtë objekteve të bankës;
  • Përgjegjës për implementimin e ndryshimeve në procedura për arka, trezor dhe ATM;
  • Organizon te gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
  • Të premtën me orar të shkurtuar;

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 8 shtator 2025.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.