Specialist/Zyrtar për qeverisje të TI-së (m/f)
Prishtinë
17/02/2026
Specialist/Zyrtar për qeverisje të TI-së (m/f)
Kompetencat:
- Diplomë universitare në Teknologji Informative (TI) apo fushat përkatëse;
- Preferohet përvoje e punës në qeverisjen e TI-së, auditimin e TI-së, apo fusha në pajtueshmërisë së IT-së;
- Njohuri mbi standardet ndërkombëtare si ITIL, COBIT, NIST, menaxhimi i riskut të TI-së;
- Njohuri të shkëlqyera në MS Office;
- Përvoja me mjetet GRC përbën avantazh;
- Nivel i avancuar i gjuhës angleze;
- Aftësi të mira për prezantim dhe komunikim;
Përshkrimi i vendit të punës:
- Mbikëqyr objektivat e TI-së në përputhje me strategjinë e biznesit;
- Siguron që aktivitetet dhe proceset e TI-së i përmbahen standarteve të brendshme dhe procedurave;
- Promovon praktikat e standarteve ndërkombëtare në proceset e TI-së;
- Punon me funksionet e Sigurisë së Informacionit, Riskut të TI-së dhe Vazhdimësisë së biznesit për të siguruar që projektet dhe detyrat e kërkuara janë në përputhje me objektivat dhe përgatit raportet përkatëse;
- Siguron implementimin e plotë të kërkesave që rrjedhin nga kuadri i menaxhimit të riskut të TI-së, duke përfshirë kontrollet;
- Koordinon kontrollet e TI-së mes grupeve të TI-së dhe siguron që të gjitha kontrollet të kryhen sipas procedurave;
- Mbikëqyr iniciativat strategjike dhe projektet brenda fushës së TI-së;
- Mbikëqyr dhe mat rregullisht KPI-të e TI-së;
- Jep kontribut në komitetet e TI-së;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt;
- Respekton dhe ruan konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që lidhen me bankën dhe aktivitetin e bankës. Kjo përfshin informacione rreth klientëve, kontraktorëve strategjikë të biznesit, dhe çdo të dhënë tjetër konfidenciale;
- Nëse punon me dokumente fizike ose elektronike, sigurohet që t’i ruajë ato në përputhje me procedurat e brendshme dhe aty ku aplikohen, sipas kërkesave të rregullatorit;
- Është i/e gatshme të kryejë detyra të tjera dhe të zëvendësojë kolegët e tij/saj kur është e nevojshme, për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe efektivitetin e veprimtarisë së bankës.
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
- Mbulim të sigurimit shëndetësor për punonjësin;
- Të premten me orar të shkurtuar pune.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 17 shkurt 2026.
Për ne
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!
Deklarata e politikës
BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.
Procedura e aplikimit
Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.