Pozita:

Specialist për zhvillime softuerike (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

30/09/2025

Specialist për zhvillime softuerike (m/f)

Kompetencat:

  • Diplomë universitare (në fushën e IT-së apo fusha të ngjashme);
  • Katër (4) vite përvojë pune në fushën e zhvillimeve softuerike, përvoja në sektorin bankar përbën avantazh;
  • Njohuri në .NET (Core dhe Framework), zhvillimin e aplikacioneve ASP.NET dhe SQL Server;
  • Përvojë në zhvillimin e REST API-ve;
  • Njohuri të mira mbi praktikat e sigurta të zhvillimit, siç janë ato të OWASP;
  • Preferohet njohuri në Microsoft Power Platform;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

Përshkrimi i vendit të punës

  • Ka përgjegjësi të zhvilloj aplikacione softurike në kuadër të kërkesave të bankës;
  • Merr pjesë dhe kontribon në takimet e projekteve të zhvillimit;
  • Vazhdimisht përmirëson bazën e kodeve dhe përmirëson aftësitë e kodimit;
  • Bën kodimi dhe mirëmbajtja e kodit;
  • Punon në rregullime të vogla të defekteve në kod;
  • Bën monitorimi i performancës teknike të sistemeve të brendshme;
  • Realizon raportimim të rregullt tek mbikëqyrësi;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt.
  • Respekton dhe ruan konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që lidhen me bankën dhe aktivitetin e bankes. Kjo përfshin informacione rreth klientëve, kontraktorëve strategjive të biznesit, dhe çdo të dhënë tjetër konfidenciale;
  • Nëse punon me dokumente fizike ose elektronike, sigurohet që t’i ruajë ato në përputhje me procedurat e brendshme dhe aty ku aplikohet, sipas kërkesave të rregullatorit;
  • Është i/e gatshme të kryejë detyra të tjera dhe të zëvendësojë kolegët e tij kur është e nevojshme, për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe efikasitetin e veprimtarisë së bankës.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
  • Të premtën me orar të shkurtuar;

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 30.09.2025.

 

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.