Pozita:

Specialist për MIS (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

19/08/2026

Specialist për MIS (m/f)

Kompetencat:

  • Diplomë universitare në Teknologji të Informacionit (IT), Sisteme të Informacionit, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike ose fushë të ngjashme.
  • Minimum tre (3) vite përvojë pune në administrimin, zhvillimin ose mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit dhe raportimit (MIS); përvoja në sektorin bankar përbën përparësi.
  • Njohuri të avancuara në SQL dhe përvojë në menaxhimin, analizimin dhe optimizimin e bazave të të dhënave.
  • Përvojë në krijimin dhe mirëmbajtjen e raporteve, dashboard-eve dhe analizave përmes mjeteve të Business Intelligence (p.sh. Power BI, SSRS ose mjete të ngjashme).
  • Njohuri të mira në modelimin, transformimin dhe validimin e të dhënave (ETL).
  • Aftësi në analizimin e kërkesave të biznesit dhe përkthimin e tyre në raporte dhe zgjidhje teknike.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipe ndërfunksionale.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.

Përshkrimi i vendit të punës

  • Përgatit raporte të rregullta interne (ditore, javore, mujore, kuartale dhe vjetore);
  • Përgatit raporte të rregullta (mujore, kuartale dhe vjetore) për rregullatorin;
  • Monitoron raportet ditore automatike;
  • Përgatit raporte ad hoc dhe analiza të ndryshme sipas kërkesës;
  • Bën testimin e raporteve të zhvilluara nga SIM dhe siguron se të dhënat janë përgatitur sipas formatit dhe kërkesave të stafit;
  • Gjeneron raporte dhe siguron që të gjitha palët e afektuara do i pranojnë raportet;
  • Siguron mbështetje për të gjitha palët që kanë qasje në raporte;
  • Përgatit raporte me përfaqësim grafik të të dhënave (vizualizim të të dhënave);
  • Konverton të dhënat në formate të ndryshme për çështje të raportimit të rregulltë;
  • Përgatit ose gjeneron të dhëna analitike ose statistikore sipas kërkesave ad hoc të bankës;
  • Përgjegjës për të mbështetur dhe udhëzuar stafin lidhur me çështjet e ndryshme të raportimit dhe të dhënave;
  • Respekton dhe ruan konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që lidhen me bankën dhe aktivitetin e bankes. Kjo përfshin informacione rreth klientëve, kontraktorëve, strategjive të biznesit, dhe çdo të dhënë tjetër konfidenciale;
  • Nëse punon me dokumente fizike ose elektronike, sigurohet që t’i ruajë ato në përputhje me procedurat e brendshme dhe aty ku aplikohet, sipas kërkesave të rregullatorit;
  • Është i/e gatshme të kryejë detyra të tjera dhe të zëvendësojë kolegët e tij kur është e nevojshme, për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe efikasitetin e veprimtarisë së bankës., për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe efikasitetin e veprimtarisë së bankës.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
  • Të premtën me orar të shkurtuar;

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 19.08.2026.

 

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.