Specialist për Menaxhimin e Parasë së Gatshme (m/f)
Prishtinë
21/11/2025
Specialist për Menaxhimin e Parasë së Gatshme (m/f)
Kompetencat:
- Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Financa apo të ngjashme);
- Dy (2) vite përvojë pune në sektorin banker, me eksperiencë të dëshmuar në operacione bankare dhe menaxhim të parasë së gatshme;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situata komplekse;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe analitike;
- Nivel mesatar i Gjuhës Angleze.
Përshkrimi i vendit të punës:
Pozita ka përgjegjësi për monitorimin, koordinimin dhe raportimin e proceseve që lidhen me menaxhimin e parasë së gatshme në degë, ATM dhe Trezorin Qendror, duke siguruar përputhshmëri me politikat e bankës dhe rregulloret përkatëse. Roli kërkon aftësi analitike, organizative dhe bashkëpunim të ngushtë me njësitë e tjera për të garantuar efikasitet dhe siguri në operacionet e parasë së gatshme.
Përgjegjësit e punës:
- Monitoron në baza ditore gjendjen e parasë së gatshme në degë, ATM dhe Trezorin Qendror, duke siguruar respektimin e limiteve të përcaktuara;
- Koordinon kërkesat për furnizim dhe shkarkim të parasë së gatshme, si dhe bashkëpunon me njësinë e parasë së gatshme dhe BQK për realizimin e tyre;
- Trajton diferencat e paraqitura nga arkët, ATM-të dhe Trezori, duke siguruar saktësi dhe përputhshmëri me procedurat e brendshme;
- Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e parasë së gatshme, tejkalimet e limiteve dhe statistika sipas kërkesës së menaxhmentit;
- Mbështet degët për zgjidhjen e problemeve që lidhen me paranë e gatshme;
- Analizon proceset ekzistuese dhe propozon përmirësime për optimizimin e menaxhimit të parasë së gatshme.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 21 nëntor 2025
Për ne
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!
Deklarata e politikës
BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.
Procedura e aplikimit
Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.