Pozita:

Programi Junior

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

13/10/2024

Aplikimi për Programin Junior

Programi Junior ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale . Programi zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë dhe në degët tona në qyetete të ndryshmeNe po mirëpresim aplikantë që kanë për qëllim të zhvillohen duke qenë pjesë e një mjedisi me ritëm të shpejtë të punës. Prandaj, nëse jeni duke studiuar ekonomi, financë, teknologji, matematikë financiare, juridik, shkenca sociale – për të përmendur vetëm disa – ne jemi shumë të interesuar të ju takojmë.

Çfarë ofron programi?

  • Trajnime profesionale nga profesionistët e BPB-së dhe konsulentë të jashtëm.
  • Rotacion në disa departamente/ degë për të fituar njohuri të gjera.
  • Punë në projekte reale.
  • Orientim në karrierë.
  • Bursë gjatë programit.
  • Mundësi për punësim pas përfundimit të programit.

Kush mund të aplikojë?

  • Studentët e vitit të fundit ose të diplomuarit rishtazi, nga të gjitha vendet e Kosovës.
  • Ata që janë të motivuar, të gatshëm të mësojnë dhe të përballen me sfida.
  • Ata që kanë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Ata që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimit të MS Office.

Si është procesi i aplikimit & përzgjedhjes?

  1. Plotësoni formularin online.
  2. Ejani ne testimin numerik & logjik.
  3. Pas përfundimit të suksesshëm të testimit, ju ftojmë në intervistë grupore.
  4. Intervistë individuale.
  5. Mirësevini në BPB!

Afati i aplikimit është deri me datë: 13 tetor 2024

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.