Auditor i Brendshëm (m/f)
Kompetencat:
- Diplomë universitare në Ekonomi (Financa, Kontabilitet, Menaxhment ose disiplina të ngjashme);
- Aftësi profesionale për të implementuar dhe përcjellë standardet procedurale dhe teknikat e auditimit në fushat operuese të bankës;
- Njohuri dhe përvojë lidhur me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm;
- Njohuri mbi parimet e administrimit të rrezikut dhe teknikat e avancuara të auditimit të brendshëm në institucionet financiare;
- Minimum 3 vjet përvojë pune në institucione financiare, me përparësi në banka dhe në fushën e auditimit;
- Të jetë së paku kontabilist i/e certifikuar ose auditor i/e certifikuar dhe anëtar i një shoqate kombëtare apo ndërkombëtare profesionale në fushën e kontabilitetit ose auditimit, ose në proces certifikimi;
- Njohuri të programeve bankare dhe paketës Microsoft Office;
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe analitike.
Përshkrimi i vendit të punës:
- Kryen auditimin në mënyrë të vazhdueshme sipas procedurave dhe politikave të brendshme;
- Përpilon me kohë, cilësi dhe korrektësi raportet e departamentit;
- Përgatit materialet për mbledhjet e Komitetit të Auditimit sipas procedurave në fuqi;
- Rishikon dokumentet e brendshme të departamentit dhe përpilon planet e punës në bashkëpunim me UDAB;
- Rishikon aplikimin dhe efektivitetin e procedurave për menaxhimin e rrezikut dhe metodologjive për vlerësimin e rrezikut;
- Rishikon sistemet e menaxhmentit dhe informacionet financiare, përfshirë sistemet elektronike të informacionit dhe shërbimet bankare elektronike;
- Rishikon saktësinë dhe besueshmërinë e regjistrave të kontabilitetit dhe raporteve financiare;
- Rishikon mjetet për ruajtjen e aseteve dhe sistemin e bankës për vlerësimin e kapitalit në lidhje me vlerësimin e rrezikut;Vlerëson ekonomicitetin dhe efikasitetin e operacioneve;
- Teston transaksionet dhe funksionimin e procedurave specifike;
- Rishikon sistemet e vendosura për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes dhe zbatimin e politikave dhe procedurave;
- Teston besueshmërinë dhe përpikmërinë e raportimeve rregullatore;
- Mbikëqyr zbatimin e SNK-së, SNA-ve, SNAB-ve dhe SNRF-së;
- Kryen kontrollin e cilësisë së punës së auditimit, bazuar në proces;
- Përpilon raporte draft dhe përfundimtare për auditimet e kryera, si dhe raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore;
- Monitoron zbatimin e rekomandimeve të dala nga raportet e auditimit;
- Siguron mbështetjen e nevojshme për kontrollet e jashtme, si BQK-ja dhe auditorët e jashtëm.
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
- Mbulim të sigurimit shëndetësor për punonjësin;
- Të premten me orar të shkurtuar pune.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formularin për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit, vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për fazat e mëtejshme të përzgjedhjes. Siguria e të dhënave dhe respektimi i parimeve të privatësisë janë shumë të rëndësishme për ne; të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit: deri më 10 shkurt 2026.
Për ne
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!
Deklarata e politikës
BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.
Procedura e aplikimit
Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.