Pozita:

Administrator i Sistemeve (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

18/07/2025

Administrator i Sistemeve (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në IT apo të ngjashme);
  • Përvojë e mëparshme së paku dy (3) vite, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
  • Preferohen çertifikime ne: Microsoft dhe vendor te tjere;
  • Preferehen aftësi bazike ne Linux Sisteme;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
  • Nivel i mirë i gjuhës angleze.

 

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Njohuri dhe eksperience ne Cloud Shërbimet (SAAS).
  • Mbikëqyrë Qendrat e të dhënave (Data qendrat), duke kontribuar me njohuri profesionale në ngritjen e nivelit të shërbimeve në Data qendër;
  • Raportimi dhe përgatitja e strategjive për të ruajtur infrastrukturën si server, storage dhe të tjera;
  • Hartimi dhe ekzekutimi i planeve afatshkurtra dhe afatgjata strategjike për të siguruar kapacitetet e nevojshme të infrastrukturës për të arritur të plotësoj nevojat dhe kërkesat e kompanisë;
  • Njohuri te shërbimeve si: Microsoft Azure, Microsoft Active Directory, File Server, Exchange, Virtualizim dhe Patch Management;
  • Përcjelljen e teknologjive të reja, ofrimin e zgjidhjeve dhe rekomandimeve për teknologjitë bashkëkohore, që kanë të bëjnë me pjesën e sistemeve;
  • Angazhimi në detyra të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

 

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent.
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar.
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin.
  • Të premtën me orar të shkurtuar.

 

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë:  18/07/2025

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.