Këshilltarë për klientë biznesi Mikro/Agro në Podujevë (m/f)
Prishtinë
22/08/2025
Këshilltarë për klientë biznesi Mikro/Agro në Podujevë (m/f)
Kompetencat
- Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
- Dy (2) vite përvojë pune, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
- Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes dhe prezantimit;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
Përshkrimi i vendit të punës:
- Është përgjegjës për P&L të fushës të cilën e menaxhon;
- Realizon targetat e përcaktuara në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
- Identifikon klientët potencial për kreditë e bizneseve (Mikro/Agro) përmes promocionit;
- Identifikon nevojat e klientëve për shërbime kreditore dhe jo kreditore;
- Promovon produktet dhe shërbimet tjera të bankës;
- Përvetëson klientët e rinj;
- Mbledh, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
- Përpilon dhe analizon pasqyrat financiare;
- Hapë llogari për klientët e rinj Mikro/Agro si dhe kryen shërbime bankare për klientët e rinj Mikro/Agro dhe klientët të cilët i ka nën menaxhim;
- Vlerëson riskun e kredisë dhe përgatitë prezentimin përpara këshillit kreditor;
- Menaxhon/monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit Mikro/Agro;
- Menaxhon/monitoron me sukses ciklin e ri pagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Përpilon dosjet kreditore në përputhje me procedurat dhe dokumentet tjera zyrtare;
- Krijon relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
- Prezanton bankën në treg;
- Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
- Respektimi i përgjegjësive dhe obligimeve për të parandaluar pastrimin e parave;
- Monitoron trendet dhe zhvillimet e tregut;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt.
- Respekton dhe ruan konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që lidhen me bankën dhe aktivitetin e bankes. Kjo përfshin informacione rreth klientëve, kontraktorëve strategjive të biznesit, dhe çdo të dhënë tjetër konfidenciale.
- Nëse punon me dokumente fizike ose elektronike, sigurohet që t’i ruajë ato në përputhje me procedurat e brendshme dhe aty ku aplikohet, sipas kërkesave të rregullatorit.
- Është i/e gatshme të kryejë detyra të tjera dhe të zëvendësojë kolegët e tij kur është e nevojshme, për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe efikasitetin e veprimtarisë së bankës.
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
- Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
- Të premtën me orar të shkurtuar;
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 22/08/2025.
Për ne
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!
Deklarata e politikës
BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.
Procedura e aplikimit
Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.