Kartelat

BPB ju ofron kartelat VISA* të pranuara ndërkombëtarisht. Përmes këtyre kartelave ju mund të bëni tërheqje në çdo bankomat dhe të kryeni pagesa në POS, 24/7 brenda dhe jashtë vendit

Bankingu Elektronik

A keni mundur ta imagjinoni ndonjëherë që ju mund ta mbani bankën tuaj në duar? Koha juaj e lirë ju takon juve. Qëndro në kontakt me llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë me eBanking, mBanking dhe SMS Banking nga BPB.

Kartelat

BPB ju ofron kartelat VISA* të pranuara ndërkombëtarisht. Përmes këtyre kartelave ju mund të bëni tërheqje në çdo bankomat dhe të kryeni pagesa në POS, 24/7 brenda dhe jashtë vendit.

Biznesi Dokumentar

BPB ofron një gamë të gjerë të produkteve të Biznesit Dokumentar, të cilat ndihmojnë klientët tanë për të zhvilluar biznes të sigurt, duke eliminuar rrezikun dhe duke rritur besimin ndaj partnerëve. Ne gjithashtu ofrojmë përkrahje dhe këshilla profesionale që nga lëshimi i produktit të Biznesit Dokumentar e deri në mbylljen përfundimtare të tyre. Ne jemi të orientuar kah klientët, që të ofrojmë shërbime dhe të shtojmë produkte të cilat janë në të mirë të klientëve tanë.

Bankingu Elektronik

A keni mundur ta imagjinoni ndonjëherë që ju mund ta mbani bankën tuaj në duar? Koha juaj e lirë ju takon juve. Qëndro në kontakt me llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë me eBanking, mBanking dhe SMS Banking nga BPB.

    • Shërbimi eBanking në shikim të parë

      • Kontrollimi i bilancit te llogarisë dhe i pasqyrës se qarkullimit të llogarisë
      • Kontrollimi i detaleve për mjetet e rezervuara ne llogari apo kartele
      • Realizimi i pagesave ne mes te llogarive personale
      • Realizimi i pagesave brenda llogarive te klientëve te bankës
      • Realizimi i pagesave kombëtare
      • Realizimi i pagesave ndërkombëtare
      • Pagesat e faturave, siç janë: Pagesa të energjisë elektrike, ujësjellësit, doganës, tatimeve dhe kontributeve të ATK-së, etj.
      • Barazimi i borxhit te kartelave te kreditit personale dhe te huaja
      • Ndarjen e kësteve për transaksionet e realizuara me kartelën Visa Installment
      • Realizimi i pagave/pagesave ne mënyre masive përmes listës “Excel”
      • Realizimi i mbushjeve te telefonit për operatoret Vala dhe IPKO
      • Realizimi i pagesave për paketat televizive dhe te internetit te operatorit IPKO
      • Shfaqja e planit te amortizimit te kredisë
      • Bllokimi i kartelave te kreditit dhe debitit
      • Ndryshim i limiteve te përdorimit te kartelave te debitit dhe kreditit ne ATM dhe POS
      • Aplikimi për produkte, siç janë: Kreditë, kartelat e kreditit, depozitat, ndryshim i limitit kreditor te kartelës
      • Hapjen/ndryshimin dhe mbylljen e “Urdhërpagesave te përhershme”

      Përdorim i lehtë. Ju mund të zgjedhni nga versionin shqip ose anglisht. Merrni kontrollin e llogarive tuaja dhe kurseni kohë për veten tuaj! Qëndro në kontakt me llogarinë tuaj bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë me shërbimin eBanking nga BPB.

    • Çfarë mund të bëj me eBanking?

      Shijoni shërbimin eBanking me karakteristikat në vijim:

      • Komunikim i thjeshtë dhe fleksibil me bankën tuaj nëpërmjet internetit për të shikuar bilancin e llogarisë tuaj apo edhe për të shkarkuar pasqyrën e qarkullimit të llogarisë tuaj
      • Shikim i aktiviteteve të fundit në llogarinë tuaj
      • Shikim i planit të amortizimit të kredisë tuaj
      • Lëvizje e fondeve në mes llogarive tuaja
      • Pagesa të brendshme
      • Pagesa ndërkombëtare
      • Pagesa të energjisë elektrike dhe të ujit
      • Pagesa të doganës
      • Urdhëresa për pagesat të tatimeve dhe kontributeve të ATK-së
    • Si mund të bëhem përdorues i shërbimit eBanking?

      Thjesht aplikoni për shërbimin eBanking të BPB-së në një prej degëve tona dhe ju automatikisht do të regjistroheni si përdorues. Janë dy opsione të abonimit për këtë shërbim

      • Opsioni informativ – ju mund të shikoni të gjitha informatat në lidhje me llogarinë/të tuaj/a por ju nuk do të mund të kryeni transferta.
      • Opsioni i plotë – qasje në të gjitha informatat përfshirë transfertat nga të gjitha llogaritë tuaja.

      Juve do t’ju dorëzohet një zarf me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që do t’ju mundësojë qasje në shërbimin në fjalë ose për më tepër, kur ju aplikoni për opsionin e plotë do të pajiseni me Token.

      Pagesat tuaja nuk kanë qenë asnjëherë kaq të sigurta! Shërbimi eBanking i BPB-së me Token. Shërbimi eBanking nga BPB-ja është një produkt i sigurt me një standard të lartë të sigurisë në teknologjinë informatike. SSL (Secure Sockets Layer) së bashku me PKI (Public Key Infrastructure) paraqesin një standard të lartë në industri dhe përdoret nga miliona faqe interneti në mbrojtje të transaksioneve online të klientëve të tyre. Ajo ofron siguri të plotë duke përdorur «token» dinamik, me enkriptim 128-bit dhe qasje të bazuar në privilegjet e lejuara.

    • Kurseni kohë dhe para

      • Kontrollimi i bilancit llogarisë dhe i pasqyrës se qarkullimit të llogarisë
      • Kontrollimi i detaleve për mjetet e rezervuara ne llogari apo kartele
      • Realizimi i pagesave ne mes te llogarive personale
      • Realizimi i pagesave brenda llogarive te klientëve te bankës
      • Realizimi i pagesave kombëtare
      • Realizimi i pagesave ndërkombëtare (vetëm për klientët përfitues te ruajtur fillimisht ne platformën E-banking)
      • Pagesat e faturave, siç janë: Pagesa të energjisë elektrike, ujësjellësit, doganës, tatimeve dhe kontributeve të ATK-së, etj.
      • Barazimi i borxhit te kartelave te kreditit personale dhe te huaja
      • Ndarjen e kësteve për transaksionet e realizuara me kartelën Visa Installment
      • Realizimi i mbushjeve te telefonit për operatoret Vala dhe IPKO
      • Realizimi i pagesave për paketat televizive dhe te internetit te operatorit IPKO
      • Shfaqja e planit te amortizimit te kredisë
      • Bllokimi i kartelave te kreditit dhe debitit
      • Ndryshim i limiteve te përdorimit te kartelave te debitit dhe kreditit ne ATM dhe POS
      • Aplikimi për produkte, siç janë: Kreditë, kartelat e kreditit, depozitat, ndryshim i limitit kreditor te kartelës
      • Hapjen/ndryshimin dhe mbylljen e Urdhërpagesave te përhershme
    • Çfarë mund të bëni përmes mBanking?

      • Pagesa të të gjitha llojeve të urdhërpagesave (përcaktimi dhe përdorimi i shembujve ekzistues nga aplikacioni eBanking)
      • Bilanci i llogarisë dhe detajet e transaksioneve për të gjitha llogaritë (duke përfshirë kreditë)
      • Monitorimi i transaksioneve me kartelë debiti apo krediti (të dhënat, transaksionet, obligimet)
      • Konvertimi i valutave (nga valutat e tjera në EUR)
      • Pranimi i informatave të dobishme (kontaktimi në rast nevoje, informacione të ndryshme)
      • Parametrat e aplikacionin (ndrysho fontin dhe gjuhën)
    • Përparësitë e përdorimit të mBanking

      • Qasje e sigurt dhe e shpejtë në financat tuaja, kudo dhe në çdo kohë;
      • Kurseni kohën tuaj! Angazhimet financiare ju mund ti bëni në lëvizje;
      • Mundësi për të krijuar urdhërpagesa nga çdo vend, në çdo kohë, pavarësisht orarit të punës së degës;
      • Në disa hapa, nëpërmjet telefonit tuaj celular ju mund të shikoni bilancin e llogarisë, shumën në dispozicion në kartelë ose transfertat në një llogari tjetër;
      • Zgjidhje e shkëlqyer për situata kur nuk e keni në dispozicion kompjuterin tuaj;
      • Përkrah të gjitha rrjetet e telefonisë mobile;
      • Punon edhe kur ndodheni jashtë vendit.
    • Çka është SMS Banking?

      SMS Banking është një kanal alternativ për pronarët e llogarisë dhe mbajtësit e kartelave të BPB-së për qasje në shërbime të zgjedhura bankare nëpërmjet telefonit celular duke përdorur shërbimin SMS.

      Kjo ju mundëson qasjen në llogaritë tuaja kurdo dhe kudo përderisa ka mbulim rrjeti mobil telefonik, thjeshtë përmes shërbimit të mesazheve të ofruara nga ofruesit kryesorë të shërbimeve mobile. Është si të mbani bankën në xhepin tuaj!

    • Shërbimet e ofruara përmes SMS Banking

      Shërbimet bankare që mund t’i kryeni përmes SMS Banking janë si më poshtë:

      • Bilanci me 5 transaksionet e fundit
      • Njoftimi – njoftohuni për çdo veprim debitimi apo kreditimi në llogarinë tuaj mbi një vlerë të caktuar.
      • SMS Top Up: Blini kredi të telefonisë celulare direkt nga llogaria juaj bankare duke përdorur SMS, si dhe internetin, televizionin digjital dhe paketën TV DUO dhe DUO FIX të ofruara nga IPKO.
    • Përfitimet e shërbimit SMS Banking

      Pa pagesë për regjistrim

      • Siguria: Ju do të njoftoheni për çdo debitim dhe kreditim në llogarinë tuaj mbi një vlerë të caktuar. Njoftohuni për transaksionet në llogarinë tuaj kudo dhe në çdo kohë.
      • Rehatia: Pa pritje në radhë sikurse në degë ose pranë bankomatit, për shikim të transaksioneve.
      • Kursim në kohë: Pa nevojë që të udhëtoni për në degë apo në bankomat që të mbani nën kontroll llogaritë tuaja.
      • Përditësimet: Merrni përditësime automatike për bilancin tuaj në celular.
      • Qasja: Përfitoni nga ky shërbimi kudo, dhe në lëvizje.
    • Njoftimi përmes SMS-it

      Informohuni në çdo kohë!

      Si të aktivizoj njoftimin përmes SMS-it? Vizitoni degën më të afërt të BPB-së dhe aplikoni për aktivizimin e shërbimit të njoftimit përmes SMS-it. Pas aktivizimit të këtij shërbimi, në telefonin tuaj do të pranoni njoftimet për transaksionet që ju jeni përcaktuar.

      • Pranimi i pagës në llogarinë tuaj
      • Çfarëdo transaksioni në llogarinë tuaj
      • Pagesat dhe tërheqjet me kartelë
      • Pagesa e këstit për kredi
      • Pagesa dhe tërheqje të tjera

      SMS njoftimet do ti pranoni në momentin kur ekzekutohet transaksioni.

    • SMS TOP UP VALA

      Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil duke dërguar një SMS në 50000.

      Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil VALA:

      • Shkruani numrin e telefonit mobil, hapësirë, shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. “044xxxxxx 5” ose “045xxxxxx 5” (për mbushje të 5€)

      Mbushja mund të bëhet për shumat 5, 10, 15, 20 dhe 50€ *Përveç në numrin tuaj, ju mund të dërgoni mbushje edhe në telefonat e të afërmve tuaj.

    • SMS TOP UP IPKO

      Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil, internetit dhe televizionit digjital si dhe pakot DUO TV dhe DUO FIX duke dërguar një SMS në 50000.

      • Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil IPKO:
      • Shkruani numrin e telefonit mobil, hapësirë, shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. “049xxxxxx 5” (për mbushje të 5€)

      Mbushja mund të bëhet prej 1 – 100€
      *Përveç në numrin tuaj ju mund të dërgoni mbushje edhe në telefonat e të afërmve tuaj.

      Për mbushje të llogarisë së telefonit fiksit IPKO:

      • Shkruani Fiks, hapësirë, numri i telefonit, hapësirë, shuma e mbushjes që dëshironi ta mbushni dhe dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. “Fiks 038xxxxxx 5” (për mbushje të 5€)

      Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:

      • Shkruani Int, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. “Int emri i përdoruesit”

      Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:

      • Shkruani tv, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe e dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. “tv emri i përdoruesit”

      Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:

      • Shkruani duotv, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe e dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. “duotv emri i përdoruesit”

      Për mbushje të llogarisë së DUO (internet dhe fiks) IPKO:

      • Shkruani duifix, hapësirë, emrin e përdoruesit dhe e dërgoni mesazhin në 50000 p.sh. “duofix emri i përdoruesit”