
Page 1 of 19
KUSHTET DHE AFATET E PËRGJITHSHME PËR MARRËDHËNIEN BANKARE
Këto kushte dhe afate përcaktojnë marrëdhënien afariste që lidhet nga Banka për Biznes SH.A., kompani
aksionare, e regjistruar në Republikën e Kosovës, me numër të biznesit 70062470 dhe numër unik
identifikues 810485971 dhe adresë Rr. Ukshin Hoti, Nr. 128, Prishtinë, Republika e Kosovës (në tekstin e
mëposhtëm dhe në të gjitha kushtet plotësuese e quajtur "Banka") dhe Klienti, individ, biznes ose në rast të
llogarisë së përbashkët, individët privat, të dhënat e të cilëve janë të specifikuara në formularin/ aplikacionin
për Shërbime Bankare (në tekstin e mëposhtëm dhe në të gjitha kushtet plotësuese i quajtur "Klienti").
Raportet afariste ndërmjet Bankës dhe klientëve të saj lidhen me vullnet të lirë në bazë të/dhe të qeverisura
nga këto kushte dhe afate, duke përfshirë produktin dhe shërbimin të cilin e përdor Klienti: (1) aplikacioni për
një produkt ose shërbim, (2) çmimoret, tarifat, taksat dhe normat e interesit që zbatohen për
produktet/shërbimet e Klientit, (3) kushte të tjera, limite, njoftime, marrëveshje ose informacion që i është
dhënë ose do t'i jepet Klientit dhe që janë të zbatueshme për produktet ose shërbimet që do t’i përdorë
Klienti. Një kopje e këtij dokumenti mund t’i jepet klientit dhe e njëjta po ashtu prezantohet në degët tona si
dhe mund të shkarkohet edhe nga faqja e internetit e bankës www.bpbbank.com. Nëse Klienti ka pyetje
shtesë ose ka nevoja të veçanta, të tilla si pengesa në lexim, për lehtësim më të qasshëm dhe për informata
shtesë, informacioni i dhënë këtu do të jetë në dispozicion të Klientit në çdo kohë edhe përmes qendrës sonë
të thirrjeve në tel. +383 (0) 38 62 06 20 ose Klienti mund ta vizitojë ndonjë nga degët e Bankës gjatë orarit të
punës. Nëse një pjesë e kushteve dhe afateve është e pazbatueshme për shkak të një kërkese të kërkuar me
ligj, kjo nuk do të ndikojë në pjesën tjetër të kushteve dhe afateve të cilat edhe me tutje mbeten në fuqi.
Banka mund t’i ndryshojë këto kushte dhe afate në çdo kohë me vendim të brendshëm në mënyrë që t’i
marrë parasysh ndryshimet dhe të jetë në përputhje të plotë me kornizën legjislative dhe rregullatorin ose
ndryshimet në politikat e saj të biznesit. Çdo ndryshim i tillë do të njoftohet për Klientët të paktën 30 ditë
para datës kur ndryshimi hyn në fuqi, megjithatë, një periudhë më e shkurtër njoftimi mund të imponohet
me ligj ose me kërkesat rregullative, autoritete të tjera të tilla si gjykatat, Banka Qendrore e Kosovës ose
rrethana të tjera përtej kontrollit të bankës. Ndryshimet do të konsiderohen se kanë qenë të miratuara nga
Klienti, nëse Banka nuk merr vërejtje ose njoftim me shkrim përpara datës kur ndryshimi hyn në fuqi.
Përkufizimet:
Afatet dhe kushtet e mëposhtme do të kenë kuptimet e përcaktuara më poshtë, përveç nëse konteksti e
kërkon ndryshe.
Autoriteti – Banka Qendrore e Kosovës, ministritë e qeverisë, agjencitë, policia, gjykatat ose
agjencitë e tjera të pavarura në Kosovë.
Banka – Banka për Biznes e cila është kompani aksionare e regjistruar në Republikën e Kosovës me
numër të regjistrimit të biznesit 70062470 dhe numër unik identifikues 810485971, pasardhësit e saj
ose personat e caktuar nga ajo.
Ditë e punës - do të thotë dita kur zyra qendrore e bankës ose degët e saj janë të hapura për punë.
Dega (degët) - do të thotë zyrë (zyrat) e degës së BPB-së, të shpërndara në tërë Republikën e
Kosovës.
Klienti - do të thotë konsumatori ose klienti, i cili mund të jetë edhe individ edhe biznes.
ATM (Automated Teller Machine) – nënkupton makinën elektronike në të cilën pranohen kartelat
e bankës për të kryer transaksione të tilla si tërheqje/deponim të parave të gatshme dhe pagesa, të
cilat operohen nga Banka ose nga kompani të kontraktuara nga Banka.
POS terminali - nënkupton cilindo terminal të pikës së shitjes të cilësdo bankë, një pajisje
elektronike për pagesë në një dyqan tregtar, ku klienti paguan për mallrat ose shërbimet nëpërmjet
përdorimit të Kartelës së debitit ose Kartelës së kreditit, që direkt i transferon dhe i transmeton të
gjitha informatat në lidhje me transaksionin dhe automatikisht i debiton fondet nga llogaria e
mbajtësit apo limiti i aprovuar i kartelës përmes sistemit informativ bankar;
Kartelë – Kartelë plastike e lëshuar nga banka e cila mund të jetë Kartelë e debitit ose kreditit.
Kartelë e debitit –Kartela e debitit i referohet kartelës së shtypur plastike në pronësi të Bankës (që
në tekstin e mëtejmë në këtë Marrëveshje do të quhet "Kartelë e debitit"), e cila mund të përdoret
nga mbajtësi i Kartelës së debitit për tërheqjen/deponimin e parave të gatshme nga/në ATM,