Pozita:

Specialist për marrëdhënie me publikun (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

26/07/2021

Specialist për marrëdhënie me publikun  (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Gazetari, Marketing apo në një fushë tjetër të ngjashme;
  • Të paktën tre (3) vjet përvojë pune në fushën e gazetarisë, marrëdhënieve me publikun dhe/apo menaxhimin e projekteve;
  • Aftësi për të zhvilluar, zbatuar dhe ekzekutuar fushata të suksesshme të marrëdhënieve me publikun;
  • Aftësi strategjike dhe të menduarit logjik, me integritet dhe qasje profesionale;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, folur dhe në mënyrë të qartë dhe të saktë;
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, përcaktim të prioriteteve dhe menaxhim të projekteve;
  • Aftësi të shkëlqyera të menduar në mënyrë kritike, për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera për të krijuar raporte dhe prezantime;
  • Nivel i avansuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Ndërton marrëdhënie me kontakte të reja mediatike dhe mban marrëdhënie me kontakte ekzistuese;
  • Shkruan lajme për faqen zyrtare të BPB-së dhe në media;
  • Menaxhon dhe promovon sponsorizimet e BPB-së;
  • Analizon mbulimet mediatike;
  • Mban kontaktet në ministritë përkatëse për të organizuar takime të nivelit të lartë;
  • Kontakton mirëmban relacionet me OJQ-të relevante;
  • Planifikon strategjitë dhe fushatat e publicitetit;
  • Përgjegjës për shkrimi dhe prodhim të prezantimeve dhe njoftimeve për shtyp;
  • Përgjegjës për trajtimin e pyetjeve nga publiku, shtypi dhe organizatat përkatëse;
  • Organizon dhe merr pjesë në ngjarje promovuese të tilla si konferenca për shtyp;
  • Flet publikisht në intervista, konferenca shtypi dhe prezantime;
  • Sigurohet që i gjithë komunikimi është koheziv me imazhin e bankës;
  • Organizon, cakton dhe përgatit drejtuesit kryesorë për intervistat për shtyp;
  • Bën hulumtim përkatës të tregut.

 Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 26 korrik, 2021.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.