Pozita:

Specialist për IT Security (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

29/11/2021

Specialist për IT Security (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare (Fusha e IT apo të ngjashme);
  • Preferohen certifikime si: CCNA R&S, CCNA Security apo NGFW trajnime;
  • Të paktën dy (2) vite përvojë pune në fushën e sigurisë së rrjetave;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në standardet si: ISO/IEC 27001, COBIT 2019 dhe NIST;
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, përcaktim të prioriteteve dhe menaxhim të projekteve;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze.

Përgjegjësitë:

  • Administrimin dhe analizim të problemeve në Routing/Switching, siguri, firewal, VPN etj.;
  • Monitorimi i llogave në Aspektin e Sigurisë;
  • Monitorimin dhe menaxhimin nga viruset dhe nga rreziqet tjera softuerike dhe harduerike;
  • Administrimi dhe Konfigurimi i Pajisjeve të Sigurisë si: Cisco ISE, Data Center Firewal, Perimeter Firewal;
  • Krijimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përcjelljen e Planit të kontinuitetit gjatë punës dhe sanimit të pasojave të katastrofave (Business Continuity & Disaster Recovery Plan), me qëllim të garantimit të sigurisë dhe shfrytëzimit të të dhënave në dispozicion;
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e diagrameve të rrjetës në aspektin e sigurisë;
  • Vlerësimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë dhe rekomandimi i veprimeve korrektuese;
  • Administrimin e pasjeve të sigurisë, rrjetës dhe stacioneve punuese në aspektin e sigurisë;
  • Mbledhjen/Dokumentimin e incidenteve të sigurisë në mënyrë që të bëhet vlerësimi i sigurisë si dhe evidentimi i zgjidhjes së ngjarjes;
  • Hulumtimin, rekomandimin, vlerësimin dhe implementimin e politikave të sigurisë për mbrojtje nga rreziqet e mundshme kibernetike;
  • Përcjelljen e teknologjive, zgjidhjeve bashkëkohore që kanë të bëjnë me sigurinë e sistemit dhe rrjetës;
  • Zbaton kontrollet dhe mekanizmat e sigurisë me qëllim të realizimit të politikave dhe procedurave të sigurisë.
  • Bashkëpunon me ISO (Information security officer) dhe auditorët gjatë kontrolleve të ndryshme.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 29 Nëntor 2021.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.