Pozita:

Specialist i lartë i menaxhimit të rrezikut kreditor (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

13/05/2021

Specialist i lartë i menaxhimit të rrezikut kreditor (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Ekonometri, Banka dhe Financa, Menaxhment, apo Matematikë Financiare);
  • Përvojë e mëparshme në sistemin bankar së paku 3 vite apo përvojë mbi 5 vite në Financa, Auditim, Ekonometri, apo profesione të ndërlidhua me kreditim ose analiza të pasqyrave financiare;
  • Njohuri të procesit të kreditimit, analizës financiare, operacioneve dhe produkteve bankare;
  • Njohuri të metodave hulumtuese, analizave statistikore si dhe teknikave në analizat e biznesit;
  • Njohuri të standardit ndërkombëtar të raportimit financiar – SNRF 9;
  • Përvojë në kalkulimet e provizioneve sipas SNRF 9 ose modelimin e rrezikut (PD, LGD, EAD, Internal Rating);
  • Përvojë në krijimin e modelve për menaxhimin e rrezikut;
  • Aftësi për të menduar në mënyrë kritike dhe për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhim, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
  • Preferohet njohja e aplikacioneve analitike dhe statistikore (Python, R, Stata, SPSS, Matlab).
  • Nivel i avansuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office;

Përgjegjësitë:

  • Identifikon dhe analizon rrezikun kreditor, duke përdorur burime të ndryshme të informatave dhe njohuritë e elementeve të rrezikut;
  • Përdor mjete dhe teknika për të identifikuar dhe vlerësuar në mënyrë efektive trendet dhe rreziqet;
  • Kryen gjenerimin e të dhënave dhe përgatitjen për përdorim në aplikacione për qëllime të rishikimit, monitorimit dhe raportimit të riskut;
  • Analizon dhe interpreton të dhënat bazuar në informacionin dhe supozimet e mbledhura për të bërë përfundime ose rekomandime;
  • Përgjegjës për ndihmën në ndërtimin e modeleve kuantitative të riskut;
  • Merr pjese aktive në menaxhimin e projekteve në kuadër të departamentit të riskut;
  • Analizimi i rregulloreve dhe standardeve dhe aplikimi i tyre në praktikë duke reflektuar në dokumentacionin funksional dhe në aplikacionet teknike;
  • Realizon objektivat e përcaktuar në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Përgatitë raporte për pjesën e fushës që është përgjegjës;
  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios kreditore
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 13 maj, 2021.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.