Aplikimi për Programin Junior
A je gati të nisësh një rrugëtim që do ta ndryshojë të ardhmen tënde?
Programi Junior ofron mundësi të angazhimit të të rinjve në trajnim dhe përgatitje profesionale. Programi zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë dhe në degët tona në qyetete të ndryshme të Kosovës. Nëse je student ose i diplomuar rishtazi për ekonomi, financë, teknologji, juridik, shkenca sociale apo fusha të tjera të ngjashme – ne të presim!
Pse të zgjedhësh Programin Junior?
- Eksperiencë praktike në departamente dhe degë të ndryshme.
- Trajnime të personalizuara nga ekspertët e BPB-së dhe trajnerë të jashtëm.
- Mundësi për të punuar në projekte reale.
- Mentorim, orientim në karrierë dhe mbështetje në çdo hap.
- Mbështetje financiare gjatë programit dhe praktikës.
- Mundësi punësimi për të iu bashkuar ekipit tonë pas përfundimit të programit.
Kush mund të bëhet pjesë?
- Studentë të vitit të fundit ose të diplomuar rishtazi, nga e gjithë Kosova.
- Ata që janë të motivuar, të gatshëm të mësojnë dhe sjellin energji pozitive.
- Të rinj që duan të jenë pjesë e sistemit bankar.
- Ata që kanë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Ata që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Procesi i përzgjedhjes
- Plotësoni formularin online.
- Ejani ne testimin numerik & logjik.
- Pas përfundimit të suksesshëm të testimit, ju ftojmë në intervistë grupore.
- Intervistë individuale.
- Ti bëhesh pjesë e BPB-së, aty ku karriera juaj nis!
Afati i aplikimit është deri më datë: 31 tetor 2025.
Për ne
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!
Deklarata e politikës
BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.
Procedura e aplikimit
Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.