Pozita:

Menaxher i Sektorit të Riskut Operacional (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

13/05/2021

Menaxher i Sektorit të Riskut Operacional (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Ekonometri, Banka dhe Financa, Menaxhment, apo Matematikë Financiare);
  • Përvojë e mëparshme në fushën e riskut operacional së paku 5 vite;
  • Minimum 3 vite përvojë menaxheriale;
  • Aftësi të shkëlqyera të menduar në mënyrë kritike dhe për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhim, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, folur dhe në mënyrë të qartë dhe të saktë;
  • Nivel i avansuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Përcjell, monitoron dhe rishikon politikat, procedurat dhe  metodat  për  menaxhimin  e  rrezikut  operacional dhe i rifreskon në  mënyrë të vazhdueshme;
  • Monitoron kërkesat  mbi  provizionimin  e  kapitalit  për  rrezikun  operacional sipas kërkesave të BQK-se;
  • Identifikon dhe menaxhon rrezikun  operacional  në  bankë,  posaçërisht  ngjarjet  apo  programet  që  paraqesin  rrezik operacional  material;
  • Në mënyrë  të  qartë  definon  përgjegjësitë  e  secilit  departament  në  menaxhimin  e  rrezikut operacional;
  • Bën kontroll dhe revizione të  sakta  në  sistemin  e  menaxhimit  të  rrezikut  operacional  me  qëllim që  në  mënyrë  efektive  t’i  përgjigjet  ngjarjeve  të  rrezikut  operacional;
  • Siguron që të ndërmerren masat  e  nevojshme  që  në  mënyrë efektive të identifikohet, vlerësohet,  monitorohet dhe  kontrollohet/zvogëlohet rreziku operacional;
  • Në baza  të  rregullta  përgatit  raporte  mbi  rrezikun  operacional;
  • Përgatit raportin vjetor për riskun operacional;
  • Monitoron dhe rishikon dokumentin e Planit të Vazhdimësisë së Biznesit. Organizon dhe koordinon testimet e PVB-së së paku një herë në vit;
  • Organizon dhe mbanë trajnime për ngritjen e vetëdijes së riskut operacional me të gjithë stafin;
  • Organizon dhe përgatitë materialin dhe agjendën e Komitetit të Riskut Operacional dhe përgatit raportin për Komitetin e Riskut në nivel të Bordit;
  • Monitoron, identifikon rreziqet potenciale dhe merr pjesë në aprovimin e produkteve të reja;
  • Monitoron, përcjellë dhe është bartës i procesit të riskut që vjen nga kompanitë e sigurimit dhe mbledhë të dhënat dhe koordinon specifikat nga departamentet relevante dhe përcjell ato tek departamenti i Prokurimit;
  • Kryen analiza të ngjarjeve të identifikuara me rrezik dhe rekomandon përmirësimet për të parandaluar përsëritjen e këtyre rreziqeve në të ardhmen;
  • Viziton degët dhe departamentet për të përgatitur vlerësimin individual të riskut të njësive dhe raporton në Komitetin e Riskut Operacional;
  • Asiston pronarët e proceseve për identifikimin e indikatorëve kyç të rrezikut që lidhen me proceset nën menaxhimin e tyre, bën rishikim periodik të indikatorëve për të siguruar adekuatshmërinë e tyre;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 13 maj, 2021.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.