Pozita:

Menaxher i Sektorit për Siguri të Informacionit

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

09/05/2021

Menaxher i Sektorit për Siguri të Informacionit (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike ose fusha të ngjashme;
  • Çertifikime për siguri të informacionit përbën avantazh;
  • Përvojë pune në fushën e sigurisë së informacionit prej të paktën dy vitesh;
  • Përvoja në sektorin bankar përbën avantazh;
  • Aftësi për të kuptuar dhe vlerësuar sistemet dhe aplikacionet si nga aspekti teknik ashtu edhe nga perspektiva e funksionit të biznesit;
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhim, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, folur dhe në mënyrë të qartë dhe të saktë;
  • Kërkohet nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Krijimi i kornizës për menaxhimin e sigurisë së informacionit që siguron se informacionet që posedon dhe përpunon banka, janë të mbrojtur nga veprimet e paautorizuara: qasja, leximi, zbulimi, incizimi, ndryshimi, dëmtimi dhe shkatërrimi i informacionit;
  • Ndërmarrja e aktiviteteve të vazhdueshme për t’u siguruar se mekanizmat mbrojtës për shfrytëzimin, përpunimin, ruajtjen dhe transmetimin e informacionit janë funksional dhe të mirëmbajtur;
  • Koordinimi i zhvillimit dhe implementimit të kontrollave relevante dhe efektive për të shmangur kërcenimet dhe rreziqet e identifikuara, si dhe përcjellja rreth trajtimit të problemeve të sigurisë bashkë me implementimin e zgjidhjeve për zvogëlimin e rreziqeve të sigurisë;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e inventarit të aseteve të informacionit, dukë përfshirë: pronarin, klasifikimin e sigurisë, autorizimet e qasjes, vlerësimi i rreziqeve dhe dobësive, llogaritja e ndikimit të rreziqeve në asete si dhe vendimet e implementimi i kontrollave adekuate;
  • Definimi i klasifikimit të aseteve të informacionit dhe identifikimi i masave të kërkuara mbrojtëse rreth kontrollit të qasjes për secilën kategori;
  • Ofrimi i informatave rreth vetëdijësimit të sigurisë, trajnimeve edukative dhe udhëzimeve për vëmendje të vazhdueshme ndaj rreziqeve të sigurisë;
  • Verifikimi i implementimit dhe pajtueshmërisë në lidhje me rekomandimet e kontrollat e sigurisë së informacionit;
  • Hartimi i dokumenteve dhe komunikimeve të brendshme që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe përkrahja ndaj departamenteve tjera në zbatimin e tyre;
  • Përgjegjës për të qëndruar i mirë-informuar rreth rreziqeve më të reja globale nga fusha e sigurisë së informacionit dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të ketë informacion relevant në lidhje me trajtimin e tyre;
  • Organizimi dhe menaxhimi i procesit të vazhdueshëm të trajnimeve dhe fushatave vetëdijësuese informative në lidhje me sigurinë e informacionit;
  • Informon, këshillon dhe jep rekomandime për bankën dhe stafin e saj sa i përket sigurimit të pajtueshmërisë me ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Ofron mbështetje dhe këshillon gjatë realizimit të vlerësimit të ndikimit mbi mbrojtjen e të dhënave (Data Protection Impact Assessment) dhe monitoron performancën e të njëjtës;
  • Bashkëpunon me autoritetet mbikëqyrëse dhe shërben si pikë kontakti për çështjet që ndërlidhen me përpunimin e të dhënave, duke përfshirë konsultimin e këtyre autoriteteve sipas ligjit;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 09 maj, 2021.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.