Pozita:

Menaxher i infrastrukturës së TI-së (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

29/11/2021

Menaxher i infrastrukturës së TI-së (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare (Fusha e IT apo të ngjashme);
  • Të paktën pesë (5) vite përvojë pune në fushën e sistemeve;
  • Preferohen certifikime si: CCNA R&S, MCSA, VmWare, TOGAF etj.
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, përcaktim të prioriteteve dhe menaxhim të projekteve;
  • Aftësi të shkëlqyera në identifikim të problemeve dhe vëmendje në detaje;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze.

Përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrë dhe harton planifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve strategjike afatgjata;
  • Mbikëqyrë Qendrat e të dhënave (Data qendrat), duke kontribuar me njohuri profesionale në ngritjen e nivelit të shërbimeve në Data qendër;
  • Raportimi dhe përgatitja e strategjive për të ruajtur infrastrukturën e lartë si server, pajisje të rrjetave, storage etj.;
  • Administrimi dhe Menaxhimi i Firewalls;
  • Hartimi dhe ekzekutimi i planeve afatshkurtra dhe afatgjata strategjike për të siguruar kapacitetet e nevojshme të infrastrukturës për të arritur të plotësoj nevojat dhe kërkesat e organizatës.
  • Administrimi dhe Implementimi i: Microsoft Active Directory, File Server, Exchange, VmWare, SAN Storage, Backup, Microsoft WSUS etj.;
  • Përcjelljen e teknologjive të reja, ofrimin e zgjidhjeve dhe rekomandimeve për teknologjitë bashkëkohore, që kanë të bëjnë me pjesën e sistemeve;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt.

 

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 29 Nëntor 2021

 

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.