Pozita:

Këshilltar për klientë biznesi NVM (m/f) – Dega Ferizaj

Qyteti:

Ferizaj

Afati i aplikimit:

22/04/2021

Kualifikimet:

• Diplomë Universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Administrim Biznesi, Banka dhe Financa apo Menaxhment );
• Përvojë e mëparshme në sistemin bankar së paku 3 vite;
• Njohuri të procesit të kreditimit, analizës financiare, operacioneve dhe produkteve bankare;
• Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
• Aftësi të shkëlqyera në menaxhim, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
• Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, folur dhe në mënyrë të qartë dhe të saktë;
• Vetë-motivues dhe i/e shkathët me arritjen e objektivave;
• Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
• Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office

 

Përgjegjësitë:

• Identifikon klientët potencial për kreditë e bizneseve (NVM) përmes promovimit të ofertës kreditore;
• Monitoron trendet dhe zhvillimet e tregut;
• Mbledh, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
• Analizon pasqyrat financiare;
• Vlerëson riskun kreditor;
• Përgatitë prezantimin përpara këshillit kreditor;
• Është përgjegjës për P&L e fushës të cilën e menaxhon;
• Realizon objektivat e përcaktuar në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
• Përgatitë raporte për pjesën e fushës që është përgjegjës;
• Menaxhon dhe monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit NVM;
• Menaxhon dhe monitoron me sukses ciklin e pagesave mujore të kredive të aprovuara;
• Përpilon dosjet kreditore në përputhje me procedurat dhe dokumentet tjera zyrtare;
• Krijon relacion afatgjatë dhe profesional me klientë;
• Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve të tjera zyrtare.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 22 Prill 2021

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.