Pozita:

Ekspert/Menaxher i Sektorit Mikrofinanciar (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

15/06/2021

Ekspert/Menaxher i Sektorit Mikrofinanciar (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare, preferohet Bachelor në Menaxhment, Biznes apo të ngjashme;
  • Përvojë e mëparshme së paku 5 vite, përvoja në industrinë bankare/mikrofinanciare përbën avantazh;
  • Aftësi strategjike, të menaxhimit dhe planifikimit;
  • Aftësi të shkëlqyera të të menduarit në mënyrë kritike dhe për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, përcaktim të prioriteteve dhe menaxhim të projekteve;
  • Aftësi të shkëlqyera për të krijuar raporte dhe prezantime;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe në të folur në mënyrë të qartë dhe të saktë;
  • Nivel i avansuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Përpilon strategjinë dhe objektivat për këtë sektorë;
  • Bën shpërndarjen e targetave dhe në vazhdimësi përcjellë arritjen e tyre;
  • Përgjegjës për arritjen e targeteve mujore, tremujore dhe vjetore të përcaktuara sipas planit të biznesit për këtë sektor dhe arritjen e MBO-së vjetore;
  • Përgatitë infrastrukturën e nevojshme për funksionim të këtij sektori;
  • Përcjellë dhe mat performancën e stafit që merret me shitjen e produkteve dhe shërbimeve për sektorin mikrofinanciar;
  • Analizon raporte të ndryshme në bazë të së cilës do të përgatiten propozimet për ndryshime të nevojshme në koordinim me sektorët përkatëse;
  • Propozon dhe implementon projekte/produkte/shërbime të reja për segmentin përkatës;
  • Analizon tregun në të cilin vepron ky segment dhe produktet/shërbimet që ofrohen nga konkurrenca;
  • Bën vizita të rregullta nëpër degë me qëllim të suportimit, trajnimit dhe këshillimit të stafit;
  • Koordinon punët me Menaxherët e Degëve për shitje/koordinim sa me efikase të produkteve dhe shërbimeve bankare për këtë segment;
  • Sipas nevojës bën propozimet për ndryshim ose modifikim të politikave, procedurave tjera ne fuqi për sektorin përkatës;
  • Përgatitë raporte të rregullta javore, mujore dhe vjetore mbi përformancën e segmentit e sektorit;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 15 qershor, 2021.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.