Pozita:

BPB Junior

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

10/05/2021

Ndërtoni të ardhmen tuaj duke bërë ambiciet tuaj realitet dhe filloni karrierën në një vend ku mund të mësoni nga më të mirët

– Të mësuarit nuk përfundon me diplomim!


BPB Junior ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për 3 – 4 muaj në mënyrën më të mirë për të filluar karrierën tuaj.
Rotacioni në fusha të shumta është pjesë kryesore e programit dhe përmes punës në ekipe të ndryshme, ju do të mësoni në lidhje me tregjet financiare, atë që ne u ofrojmë klientëve dhe operacionet tona të përditshme.

Gjatë gjithë kohës tuaj në program, ju do të kaloni në një seri të moduleve të trajnimit, të cilat përqendrohen në aftësi të buta dhe profesionale që do t’ju ndihmojnë të zhvilloheni si një punonjës i BPB-së. Këto aftësi shumë të rëndësishme jo-vetëm gjatë kohës që jeni në BPB, por gjatë gjithë pjesës tjetër të karrierës suaj. Së bashku me aftësitë që do të fitoni, ju poashtu do të krijoni një rrjet të madh të kolegëve.
Në fund të programit, do të jetë ceremonia e diplomimit, hapi i fundit për t’u bërë bashkë si grup, për të festuar suksesin, dhe një workshop i dizajnuar për të ju treguar mundësitë e praktikës dhe punësimit në bankë.

Ne mirëpresim në mënyrë aktive aplikantë me kualifikime të ndryshme, prandaj nëse jeni duke studiuar financë, teknologji, matematikë financiare, juridik – për të përmendur vetëm disa – ne jemi shumë të interesuar të dëgjojmë nga ju. Ne po kërkojmë studentë që krenohen me aftësinë e tyre për të bashkëpunuar me të tjerët, fokus për t’u përmirësuar, dhe dëshirë të theksuar për të mësuar. Aftësia për të punuar në një mjedis me ritëm të shpejtë, por gjithsesi për të propozuar zgjidhje të menduara për problemet është thelbësore. Ne duam njerëz që i shohin sfidat si mundësi dhe kanë dëshirë të rriten dhe të zhvillohen.

Kriteret e pranimit në program

• Studentë të vitit të fundit apo të sapo diplomuar (preferohet me notë mesatare mbi 7.5) nga të gjitha vendet e Kosovës;
• Të ketë aftësi të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar;
• Të jetë ambicioz/e, i/e hapur për tu zhvilluar dhe të përshtatet në mjedise të reja dhe dinamike;
• Të analizojë një problem, të konsiderojë këndvështrime të ndryshme dhe të vijë me një propozim;
• Të punojë në ekip;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të paketës MS Office.

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes

Për tu bërë pjesë e programit BPB Juniors, ju duhet të kaloni në hapat e mëposhtëm:

Hapi 1: Apliko online
Duhet të mbushni formularin e aplikimit duke na treguar për çdo aftësi tuajën dhe eksperienë pune, praktikë apo antarësime që keni.

Hapi 2: Vlerësimi nga testimi (matematikë dhe logjikë)
Testi numerik mat të kuptuarit e tabelave, numrave dhe të dhënave. Ndërsa testi logjik mat reagimet tuaja dhe disa skenarëve të ndryshëm logjik.

Hapi 3: Intervistë grupore
Thjesht qëndro vetja! Ne vërtet dëshirojmë t’ju njohim, prandaj është më mirë të jeni sa më natyral dhe të diskutoni lidhur me tema të ndryshme në grup.

Hapi 4: Intervistë individuale
Nëse keni pasur sukses në fazat e lartë-cekura, do të takoheni me ekipin tonë dhe do të keni mundësinë të merrni edhe përgjigje më specifike për programin.

Mirësevini në BPB!

Afati i aplikimit është deri me datë: 10 maj, 2021.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.