Analist i të dhënave dhe hulumtues i tregut (m/f)
Prishtinë
23/11/2021
Analist i të dhënave dhe hulumtues i tregut (m/f)
Kualifikimet:
- Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi, Menaxhment, Financa, Informatikë apo në një fushë tjetër të ngjashme);
- MBA përbën avantazh;
- Të paktën tre (3) vite përvojë pune në hulumtime të tregut, zhvillimit të biznesit, zhvillim të produkteve dhe/apo menaxhim të projekteve;
- Njohuri të sistemit financiar, përvoja e punës në bankë përbën avantazh;
- Aftësi të shkëlqyera në organizim, analizim të të dhënave dhe menaxhim të projekteve;
- Aftësi të shkëlqyera hulumtuese, përgatitje të raporteve dhe prezantimeve;
- I/e orientuar drejtë arritjes së rezultateve, vetë-motivues dhe i/e shkathët me fokus në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive me sukses;
- Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.
Përgjegjësitë:
- Analizon zhvillimet dhe trendet ekonomike dhe financiare në vend dhe më gjërë;
- Analizon zhvillimet dhe tendencat në sektorin financiar, përmes hulumtimeve, mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave dhe kërkimeve tjera;
- Kryen hulumtime e analiza dhe nxjerr konkluzione për shërbime, projekte, e aktivitete specifike në bankë;
- Ndihmon në menaxhimin e projekteve në bankë përmes bashkëpunimit me palët relevante, draftimit/rishikimit të projekt planeve dhe monitorimit të tyre;
- Zhvillon dhe mbikëqyrë mekanizmat për monitorimin e implementimit të projekteve dhe iniciativave tjera në bankë;
- Përcjell dhe raporton në baza të rregullta mbi indikatorët kryesor të performancës të përcaktuar nga banka;
- Përpilon raporte dhe prezantime të rregullta dhe të veçanta për fusha të ndryshme sipas kërkesave të departamentit dhe bankës;
- Punon ngushtë me udhëheqësin e departamentit për ndërmarrjen dhe zhvillimin e iniciativave të reja në bankë për zgjerim të aktiviteteve e shërbimeve, përmirësim të performancës, rritje të efiçiences dhe arritje të objektivave strategjike;
- Drafton dhe rishikon dokumente të brendshme që lidhen me departamentin e planifikimit strategjik;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 23 Nëntor 2021.
Për ne
BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!
Deklarata e politikës
BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.
Procedura e aplikimit
Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.