Pozita:

Specialist për Zhvillim dhe Mirëmbajtje të Produkteve (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

30/01/2022

Specialist për Zhvillim dhe Mirëmbajtje të Produkteve (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare, preferohet Bachelor në Menaxhment apo të ngjashme;
  • Përvojë e mëparshme së paku 3 vite në sektorin bankar;
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhim të kohës, respektim të afateve dhe vëmendje në detaje;
  • Aftësi të shkëlqyera të të menduarit në mënyrë kritike dhe zgjidhjeve të problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe në të folur në mënyrë të qartë dhe të saktë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, mirë i/e organizuar dhe fleksibil;
  • Nivel i mirë i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  •  Identifikon proceset që kanë hapësire të avancohen, analizon mundësitë teknike për implementimin e ndryshimeve dhe konceptualizon/ përpilon kërkesat për zhvillime të reja;
  • Mbështetë procesin e implementimit të versioneve të reja në core banking si dhe siguron implementim të suksesshëm të ndryshimeve brenda afateve të planifikuara;
  • Menaxhon aplikacionet për lejim të qasjeve të përdorueseve të E/M-banking dhe SMS Banking dhe sigurohet se aplikacionet përditësohen dhe avancohen në vazhdimësi;
  • Krijon dhe menaxhon grupet preferenciale të klientëve;
  • Realizon parametrizime të produkteve apo çmimeve në aplikacionet e bankës, sipas udhëzimeve të kontraktorit dhe të njëjtat i teston/ konfirmon para aplikimit të ndryshimeve në ambientin prodhues;
  • Kryen testime të funksionaliteteve të ndryshme në fushën e platformave elektronike E/Mbanking dhe SMS shërbimeve; si dhe siguron dokumentimin e testimeve para implementimit të ndryshimeve;
  • Pranon dhe adreson në kohë kërkesat e ngritura nga degët/ klientët për problemet e raportuara në lidhje me platformat E/M-Banking dhe SMS shërbimin.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 30 janar, 2022.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.