Veçori të reja në eBanking
Të nderuar klientë,
Ju informojmë që për të lehtësuar qasjen tuaj në shërbimet bankare, BPB ka zhvilluar disa veçori të reja në eBanking, të cilat do t’ju mundësojnë që t’i kryeni shërbimet sa më shpejtë dhe më lehtë. Veçoria e parë që e kemi shtuar është mundësia e pagesave në eBanking me UNIREF, që do t’ju mundësoje t’i procesoni pagesat për institucionet shtetërore përmes eBanking. Gjithashtu për të vërtetuar që pagesa është valide, mund të bëni printimin e fletëpagesave të cilat do të përmbajnë edhe vulën e bankës për vërtetim. Veçoria e dytë e cila do t’ju ofrohet është mundësia e pagesave/transfereve më listë, përmes të cilit do të keni mundësi t’i procesoni më shumë së një pagese/transfer në një ekzekutim. Kjo do t’ju lehtëson punën dhe do t’ju kursen kohë për procesim të pagesave/transfereve përmes eBanking.
Ju lusim që për çdo informatë shtesë, të vizitoni degën më të afërt të BPB-së.