Të punësuarit e Bankës për Biznes përfundojnë trajnimin online Trade Finance
Punëtorët e Bankës Vlora Makolli dhe Edita Deçi kanë përfunduar me sukses të shtatë modulet e Trade Finance e-Learning Programme. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Oda Ekonomike Ndërkombëtare kanë futur në treg trajnimin online Trade Finance në maj të 2010, me qëllim për të ndihmuar bankat në Programin e lehtësimit të tregtisë për të arritur praktikat më të mira ndërkombëtare përsa i përket kësaj fushe. Programi e-learning përmban të gjitha produktet e tregtisë financiare të Odës Ekonomike Ndërkombëtare dhe rregullat e Incoterms®, të cilat janë një përbërës kyç në kontratat ndërkombëtare tregtare duke përfshirë këtu dërgesën e mallrave dhe provizionin e shërbimeve. Zbatimi i programit e-learning është sponsoruar nga Fondi i veçantë i aksionarëve të BERZH-it. Që nga futja në treg e këtij produkti janë trajnuar më shumë se 500 specialistë të tregtisë nga 138 banka në 29 shtete përreth Evropës lindore, Azisë qëndrore dhe Mesdheut jugor dhe lindor. Pjesëmarrja e të punësuarve nga BpB në këtë program është financuar nga BERZH, që zotëron 10% aksioneve në Bankën për Biznes.
Të punësuarit marrin çertifikatën e përfundimit të suksesshëm nga Shefi i zyrës, zyra rezidente e BERZH-it, Prishtinë
Nga e majta në të djathtë: Vullnet Latifi, Drejtor i Përgjithshëm – Banka për Biznes; Vlora Makolli, Zyrtare për Pagesat Ndërkombëtare – Banka për Biznes; Edita Deçi, Zyrtare e Biznesit Dokumentar – Banka për Biznes; Anton Kobakov, Shef i Zyrës – Zyra rezidente, Prishtinë.