Stafi i BPB-së ndihmon familjen Salimusa nga Rahoveci

BPB vazhdon të ndihmoj. Këtë herë me datë 1 prill, familja Salimusa nga Rahoveci pranoi rreth 700 euro. Pas një iniciative në janar, kur stafi ynë me vetiniciativë mblodhi 500 euro për një familje në fshatin Stanovc (afër Vushtrrisë ), ne organizuam edhe një herë një proces te brendshëm të donacionit. Ne do të vazhdojmë të organizojmë iniciativa të tilla në intervale të rregullta për familjet që kanë nevojë. Shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë këtë përafërsisht çdo dy muaj, edhe pse do të donim të ndihmojmë familjet në nevojë çdo ditë.

Këtu dëshirojmë të ndajmë këtë informacion për të tërhequr sa më shumë vëmendje që është e mundur për të ndihmuar familjet që kanë nevojë, për të inkurajuar njerëzit e vullnetit të mirë për të ndihmuar sa të munden.