Sot ka diplomuar grupi i parë i programit BPB Juniors
BPB Juniors është iniciativë e bankës që ka për qëllim ngritjen e nivelit të kuadrove përmes punës praktike, duke përgatitur të rinjtë për tregun e punës dhe duke ofruar mundësinë për punësim në BPB.
Gjatë ceremonisë së diplomimit studentët prezantuan edhe projektin e tyre të fundit në kuadër të programit që ishte hulumtimi i tregut i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla. Gjatë programit, studentët kanë trajtuar një numër të madh të temave që kanë të bëjnë me banka dhe financa, si: banka dhe bizneset, shërbimi ndaj klientëve, operacionet bankare, menaxhimi kreditor, etj. Pas prezantimit, te gjithë studentët pranuan diplomën me të cilën banka vërteton se ata kanë përfunduar me sukses programin BPB Juniors dhe tashmë janë potencial mjaft atraktiv për punësim ne sektorin bankar.
Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv i BPB, tha se ‘Këta studentë kanë treguar qe tashmë janë më se të gatshëm të fillojnë karrierën e tyre në sektorin bankar. Ne si bankë, me këtë program kemi kontribuar në avansimin e tyre profesional në karrierën bankare dhe me këto njohuri do të jenë kandidatë të denjë për punësim në cilindo institucion financiar.’
Pas suksesit të gjeneratës parë, BPB Juniors do teë vazhdoj edhe edicionin e dytë, për të cilin të gjithë të interesuarit do të lajmërohen përmes kanaleve tona zyrtare të informimit.