Personeli i BPB-së trajnohet nga USAID (programi Agro)
Zyrtarë të marrëdhënieve me klientë të agro bizneseve në bankën e vendit – BPB, ishin pjesë e trajnimeve të organizuara nga USAID në Prishtinë.
Trajnimet kishin për qëllim të zhvillonin kapacitetet e zyrtarëve per maredhenie me klientet Agro në lidhje me cështje të ndërlidhura me shërbime dhe produkte bujqësore, me fokus të veçantë në pemtari, fruta te imeta, certifikimi i fermereve me standardet nga ‘Global Gap’ dhe kultura tjera bujqësore.
‘BPB është në përkrahje të zhvillimit të personelit në vazhdimësi. Në këtë mënyrë ne sigurohemi që shërbimet e bankës të ofruara për klientë të jenë më kualitative, në hap me zhvillimet e fundit dhe të zhvilluara në bazë të kërkesës.’, deklaron z. Arton Celina Kryeshef Ekzekutiv në BPB.
BPB është e fokusuar në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke përfshirë edhe agro bizneset. Duke qenë partner i zhvillimit në vend, BPB ka disejnuar një numër produktesh me kushte të volitshme për agro bizneset që kanë për qëllim zhvillimin e përbashkët.