Njoftimi i Privatësisë
Ne, në Bankën për Biznes njohim rëndësinë e besimit tuaj në dhënien e informacionit personal tek ne, andaj mbrojtja e këtij informacioni është pjesë integrale e angazhimit tonë për përsos- mërinë e shërbimeve tona.
Për të përmbushur këtë zotim ndaj jush, Banka për Biznes ka caktuar një zyrtar përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale për të mbikëqyrur këtë njoftim dhe praktikat e privatësisë në kuadër të Bankës për Biznes.
Ne i përpunojmë të dhënat e juaja personale të përkushtuar për të zbatuar dhe respektuar kuadrin ligjor ashtu siç është e përcaktuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore të aplikueshme për ne.
Duke pasur parasysh që privatësia juaj është e rëndësishme edhe për ju, ne iu inkurajojmë të lexoni këtë njoftim të privatësisë në mënyrë që ta kuptoni se si ne përpunojmë të dhënat tuaja personale, si i shfrytëzojmë këto të dhëna, për cilat qëllime i përpunojmë ato por edhe për të drejtat e juaja në lidhje me privatësinë tuaj gjatë përdorimit të shërbimeve që ne ofrojmë.
Për t’ju ndihmuar të kuptoni politikën tonë të privatësisë, më poshtë gjeni disa përkufizime të rëndësishme:
-
Banka për Biznes – Bankë e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me adresë të zyrës qendrore “Rruga Ukshin Hoti” Nr. 128, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës (më poshtë referuar si “Banka”, “BPB”, “Ne”, “Neve”) në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave personale për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale lidhur me aktivitetet tona;
-
E dhënë personale – Çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (“subjekt i të dhënave”); një person fizik i identifikueshëm është ai, i cili, mund të identifikohet drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, veçanërisht duke iu referuar një identifikuesi në bazë të një emri, një numri identifikimi, të dhënave rreth vendndodhjes, një identifikues online, ose një apo më shumë faktorë specifikë për identitetin fizik, psikologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik;
-
Përpunim – Çdo veprim ose seri veprimesh që kryhen ndaj të dhënave personale me mjete automatike ose jo, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, publikimi nëpërmjet transmetimit, shpërndarja ose ofrimi, njësimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose asgjësimi;
-
Kontrollues i të dhënave – Çdo person fizik ose juridik nga sektori publik ose privat që individualisht ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale
-
Përpunues i të dhënave – Çdo person fizik ose juridik, nga sektori publik ose privat, i cili
përpunon të dhëna personale për dhe në emër të kontrolluesit të të dhënave;
- Pëlqim i subjektit të të dhënave – Shprehje e lirë e vullnetit të dhënë lirisht, specifik, të informuar dhe të qartë të dëshirave të subjektit të të dhënave nëpërmjet të cilit ai ose ajo, me një deklarim ose me një veprim të qartë pohues, shprehë pëlqimin e tij/saj për përpunimin e të dhënave personale në lidhje me të;
Banka gjatë veprimtarisë së përditshme të saj synon që të krijojë kulturë të privatësisë duke respektuar në plotëni parimet e përpunimit të të dhënave personale të përcaktuara në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ashtu që:
- Të dhënat personale i përpunojmë në mënyrë të paanshme, të ligjshme dhe transparente;
- Të dhënat personale që përpunohen nga banka nuk tejkalojnë qëllimet për të cilat janë grumbulluar ose nuk përpunohen tutje në kundërshtim me qëllimet e parapara;
- Të dhënat personale ne i përpunojmë nën masa strikte, teknike dhe të përshtatshme të
konfidencialitetit;
- Të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara aty ku është e aplikueshme dhe në rast se të dhënat personale janë të pasakta atëherë ndermirën menjëherë masat duke pasur parasysh qëllimin e përpunimit, fshihen apo edhe korrigjohen;
Të dhënat personale grumbullohen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit, për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje dhe të njëjtat pas kësaj asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime.
Banka në cilësinë e kontrolluesit zbaton të gjitha parimet e lartëcekura gjatë aktivitetit të saj bankar.
QËLLIMI DHE BAZA LIGJORE PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE
Për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat personale, ne kujdesemi që gjithmonë të kemi një bazë të ligjshme. Pa një bazë ligjore për përpunim të definuar nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, përpunimi konsiderohet i paligjshëm, i padrejtë dhe gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në subjektet e prekura të të dhënave.
Ne përpunojmë të dhënat e juaja personale kur:
Ju keni dhënë qartësisht pëlqimin e tuaj për një ose më shumë qëllime për përpunimin e të dhënave tuaja personale;
Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale bazuar në pëlqimin që keni dhënë. Ky lloj i përpunimit të të dhënave varet nga pëlqimi i dhënë në raste të caktuara, për shembull, nëse na lejoni t’iu bëjmë foto në kontekstin e identifikimit. Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë në të ardhmen. Tërheqja e pëlqimit, megjithatë, nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit para tërheqjes së pëlqimit.
Përpunimi është i domosdoshëm për krijimin ose ekzekutimin e një kontrate të cilin ju jeni palë e marrëveshjes ose për të ndërmarrë veprimet lidhur me kërkesën tuaj para lidhjes së kontratës;
Ne mund përpunojmë të dhënat të caktuara personale gjatë përpilimit të marrëveshjes kontraktuale me ju për të ofruar shërbimet tona, apo kur ju jeni në cilësinë e ofruesit të shërbimeve/furnitorë (kontraktorë). Lloji i të dhënave personale që na duhen varen nga lloji i shërbimit që ne ofrojmë dhe marrëdhënia jonë me ju. Mënyra e një përpunimi të tillë të të dhënave do të përcaktohet në dokumentet e kontratës apo/edhe në Kushtet dhe afatet e përgjithshme.
Nëse përpunimi është i detyrueshëm për respektimin dhe plotësimin e ndonjë detyrimi ligjor, të cilit i nënshtrohet banka çoftë nga korniza rregullative bankare apo ligjore;
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me detyrimet tona ligjore apo rregullative. Nëse kërkesat ligjore, të rregulloreve apo autoriteteve mbikëqyrëse përcaktojnë se ne duhet të regjistrojmë ose përdorim të dhënat tuaja personale, ne jemi të obliguar për të bërë përpunimin.
Për shembull:
- Menaxhimin e rrezikut, veçanërisht rrezikut kreditor, likuiditetit dhe rrezikut operacional;
- Menaxhimin e ankesave, trajtimi dhe analizimi i tyre;
- Për çështje të kontabilitetit dhe pajtueshmërinë me standardet e kontabilitetit;
- Për çështjet e auditimit dhe kontrollit të brendshëm;
-
Për qëllime të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit;
- Përcaktimi i transaksioneve, raportimi i aktiviteteve të dyshimta, pajtueshmëria merregullatorin;
- Raportimin në regjistrin e llogarive bankare apo raportime të tjera ne sisteme të ngjashme;
- Shërbimet e pagesave të ndryshme;
- Ndërmarrja e veprimeve sipas kërkesave zyrtare nga autoriteti mbikëqyrës si Banka Qendrore e Kosovës; Autoritetet tatimore; Autoritetet gjyqësore/hetimore si Policia, Prokurorët, Gjykatat sipas kërkesës e tyre së shprehur me ligj, etj.
Përpunimi është i domosdoshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga banka ose pala e tretë me kusht që të mos dëmtohen të drejtat dhe liritë themelore të pronarit të të dhënave personale, veçanërisht nëse subjekti i të dhënave është fëmijë.
Përveç bazave të mësipërme të zakonshme të ligjshme, ne gjithashtu mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale nëse kemi një interes legjitim për ta bërë përpunimin, dhe përderisa interesi legjitim nuk cenon të drejtën tuaj për privatësi. Ne do t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale në bazë të interesit legjitim nëse bazat e tjera të ligjshme nuk zbatohen. Interesat tona legjitime përfshijnë, por nuk kufizohen:
- Masat për të mbrojtur punonjësit, klientët dhe pronën e Bankës;
- Përmirësimi i cilësisë së të dhënave;
- Sigurimi i sigurisë së TI dhe i operacioneve të Bankës;
- Bashkëpunimi mes bankës dhe institucioneve të tjera si me bankat korrespodente, kompani për administrimin e ATM, etj;
- Përmirësimi i proceseve tona të biznesit, marrja e masave në kuadrin e menaxhimit të bankës dhe kryerja e auditimeve në proceset tona të brendshme;
- Për të regjistruar thirrje telefonike me qëllim të kontrollit të cilësisë ose për shkak të një detyrimi ligjor;
- Për përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve që ne ju ofrojmë dhe për t’ju dërguar informacion mbi produktet e reja, ndryshimet e shërbimeve, zhvillimet e tregut, çështjet teknike dhe lajme të tjera të rëndësishme për ju me anë të marketingut të drejtpërdrejtë, etj.
Qëllime të tjera
Ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për qëllime të tjera nga ato për të cilat ju i keni ofruar për ne. Në këtë rast, qëllimi i ri duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe në përputhje me qëllimin për të cilin ju ose biznesi juaj fillimisht na keni dhënë informacionet tuaja personale.
TË DHËNAT PERSONALE QË NE I PËRPUNOJMË
Në varësi të llojit të produkteve ose shërbimeve që ju ofrojmë, ne përpunojmë kategori të ndryshme të të dhënave personale për ju:
-
Të dhënat personale identifikuese si: emri dhe mbiemri, datën dhe vendin e lindjes, adresa e banimit, numri personal i identifikimit, kopja e dokumentit identifikues, nënshkrimi, fotografia, të dhënat e kontaktit si adresa e postës elektronike, numri i telefonit (celular), etj;
-
Të dhënat socio demografike, familjare dhe të punësimit si: statusi martesor, mosha, gjinia kur ajo pasqyrohet nga dokumenti identifikues, niveli i edukimit, kualifikimi dhe përvoja profesionale, statusi dhe vendi i punësimit apo i vetëpunësuar, të ardhurat mujore dhe burimi i tyre;
-
Të dhënat financiare si: Historia kreditore dhe të dhënat tjera të marra nga Regjistri i Kredive të
Kosovës, numri i llogarisë se bankës dhe detaje të tjera rreth llogarisë bankare, të dhënat nga
agjencitë e regjistrit publik, raportet e vlerësimit të kolateralit, vlerësimi kreditor, të dhënat nga transferet e parave dhe regjistrimi i të dhënave të transaksioneve të ndryshme, të dhënat e kartelës kreditore/ debitore, online përmes M/E Banking;
- Të dhënat personale të tjera që ndërlidhen me raportin tonë me ju, ndër tjerash: Informacione të tjera nga kontakti që keni me bankën tonë përmes mediave sociale si Facebook, Instagram dhe LinkedIn ku ne përdorim kanalet e mediave sociale për të publikuar informacion për produktet dhe/ose shërbimet tona; Ankesat tuaja, regjistrimi i telefonatave kur kjo është e nevojshme, të dhënat si vizitorë në institucionin tonë, ose të dhënat e personave të ndërlidhur me bankën për qëllime të respektimit të dispozitave ligjore përkatëse.
- Të dhënat që shfrytëzojmë në lidhje me përdorimin e faqes sonë të internetit dhe aplikacioneve të bankës, si p.sh.: Cookies, IP Adresa, të dhëna në lidhje me pajisjen në të cilën përdorni shërbimet tona online ose faqen tonë të internetit.
Ne nuk përpunojmë të dhëna personale të ndjeshme që tregojnë origjinën racore ose etnike, bindjet politike, bindjet fetare ose filozofike, anëtarësinë në bashkimet profesionale, të dhënat gjenetike, biometrike, etj. përveç të dhënave personale mbi shëndetin dhe për dënimet penale për qëllime të rekrutimit konform kërkesave përkatëse ligjore.
Ju lutemi keni parasysh se nuk jeni të obliguar që t’i ofroni të dhënat personale që ne kërkojmë. Sidoqoftë, refuzimi juaj për ta bërë këtë mund të rezultojë në kufizim, përkatësisht në pamundësi për të shfrytëzuar shërbimet tona.
BURIMI I TË DHËNAVE
Ne i mbledhim të dhënat e juaja personale nga burime të ndryshme si direkt nga klientët e kjo mund të përfshijë hapjen e llogarisë, si dhe gjatë marrëdhënies se vazhdueshme me ne, apo edhe në formë indirekte përmes përdorimit të shërbimeve tona apo gjatë përgatitjes se raporteve, etj. Burim i të dhënave personale mund të jenë edhe burimet publike, si: Institucionet shtetërore, Institucionet financiare, agjencitë e regjistrave publik.
RUAJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Bazuar në parimin e kufizimit të ruajtjes, ne i mbajmë të dhënat tuaja personale jo më shumë se sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat grumbullohen të dhënat personale apo ashtu si kërkohet me ligjet përkatëse të aplikueshme.
Kur vendosim për sa kohë duhet t’i mbajmë të dhënat tuaja personale, në përputhje me standardet e zbatueshme profesionale ne marrim parasysh faktorë, si:
- Detyrimin (et) ligjor/e sipas legjislacionit përkatës në fuqi për të ruajtur të dhënat për një periudhë të caktuar kohore;
- Kontestet gjyqësore (të mundshme), dhe
- Udhëzimet e lëshuara nga autoritetet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave.
Në të kundërtën, ne i asgjësojmë, fshijmë, shkatërrojmë, bllokojmë ose anonimizojmë të dhënat e juaja personale kur ato nuk janë më të nevojshme, përjashtimisht kur kjo nuk mund të realizohet menjëherë, ne kujdesemi që këto të dhëna të mos përdoren më derisa të realizohet fshirja e përhershme.
SIGURIA E TË DHËNAVE PERSONALE
Siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave personale është tejet i rëndësishëm për ne. Ne kemi ndërmarrë masa strikte teknike, administrative dhe fizike të sigurisë për të:
- Mbrojtur të dhënat tuaja personale nga qasja e paautorizuar dhe përdorimi i papërshtatshëm i tyre;
- Siguruar sistemet tona të TI -së dhe ruajtjen e informacionit, dhe
Sigurimin që ne mund të rivendosim informacionin tuaj në situata kur të dhënat janë të korruptuara ose të humbura në një situatë të rimëkëmbjes nga fatkeqësitë.
Aty ku është e përshtatshme, ne përdorim enkriptimin, anonimizimin, kufizimin e qasjes ose masa të tjera të sigurisë të cilat i konsiderojmë të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Për të rritur vetëdijesimin e stafit të bankës në lidhje me sigurinë e informacionit, ne mbajmë trajnim në lidhje me sigurinë e informacionit në baza periodike të përcaktuara me aktet përkatëse ligjore. Ne, gjithashtu rishikojmë procedurat tona të sigurisë në mënyrë periodike për të pasur parasysh teknologjinë e re të përshtatshme dhe metodat e përditësuara në lidhje me sigurinë e informacionit.
TË DREJTAT E JUAJA SA I PËRKET TË DHËNAVE PERSONALE
Në varësi të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave, të cilat zbatohen në situatën tuaj, ju mund të keni të drejtat e mëposhtme në lidhje më të dhënat tuaja personale:
-
E drejta për qasje nga subjekti i të dhënave: Ju, si subjekt i të dhënave keni të drejtën të konfirmoni nga banka nëse po përpunohen ose jo të dhënat që kanë të bëjnë me ju, rrjedhimisht të keni qasje në të dhënat tuaja dhe keni të drejtë të kërkoni ju apo personi i autorizuar nga ju një
kopje për të dhënat e juaja personale. Për kopjen e parë të ofruar për ju ne i bartim shpenzimet, kurse për çdo kopje tjetër të kërkuar nga ju, ne mund të caktojmë një tarifë të përshtatshme, bazuar në shpenzimet administrative.
- E drejta e korrigjimit: Përveç kërkesës ligjore për përditësimin e të dhënave tuaja personale sipas Ligjit për parandalimin dhe pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ju keni të drejtë të kërkoni nga banka pa vonesë të arsyeshme korrigjimin e të dhënave personale të pasakta ose të paplota kurdo që ju konsideroni se ka nevojë për korrigjimin/plotësimin e tyre.
- E Drejta e fshirjes (‘E drejta për t’u harruar’): Nëse nuk kemi më nevojë të mbajmë të dhënat e juaja personale, mund të na kërkoni që t’i fshijmë. Ne do ta bëjmë këtë nëse nuk kemi arsye ligjore, rregullatore ose bindëse të biznesit për ta mbajtur të dhënat personale.
-
E drejta e kufizimit të përpunimit: Ju keni të drejtën të përftoni nga ne kufizimin e përpunimit
nëse zbatohet nën kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj;
-
E drejta për të kundërshtuar: Ju keni të drejtë që në çdo kohë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave personale në lidhje me ju, për shkak të një situate personale të veçantë, përfshirë profilizimin apo marketingun e drejtpërdrejtë. Banka nuk vazhdon të përpunojë të dhëna personale, përveç kur kjo demonstron shkaqe detyruese legjitime për përpunimin që mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave për ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore;
-
E drejta për të tërhequr pëlqimin tuaj: Ju keni të drejtën të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Ju lutemi vini re se tërheqja e pëlqimit zbatohet vetëm për të ardhmen, pra nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, bazuar në pëlqim para tërheqjes. Tërheqja duhet të bëhet në të
njëjtën mënyrë si edhe vetë dhënia e pëlqimit;
- E drejta e transferimit të të dhënave: Nëse i mbajmë të dhënat e juaja personale dhe i përdorim ato me pëlqimin tuaj ose për të përmbushur detyrimin tonë kontraktual me ju, ju mund të kërkoni nga ne që të dhënat e juaja ti transferojmë tek një palë e tretë.
- E drejta për të paraqitur ankesë tek agjencia: Në lidhje me të drejtat e juaja, ju mund të kontaktoni Zyrtarin përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave për më shumë detaje. Ju gjithashtu keni të drejtë të ankoheni në Agjencinë për informim dhe Privatësi, sipas nenit 52 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale: https://aip.rks-gov.net/
Ne, nuk përdorim vendimmarrje të automatizuar siç specifikohet në Ligjin për Mbrojtjen e të
dhënave personale për krijimin dhe zbatimin e një marrëdhënieje kontraktuale, marrëdhënie
biznesi ose punësimi. Nëse përdorim këtë metodë, ne do t’ju informojmë veçmas ashtu siç kërko- het me ligj.
TRANSFERIMI I TË DHENAVE ME PALËT E TRETA
Banka do të ndajë të dhënat tuaja vetëm nëse ekziston një bazë e ligjshme për ta bërë këtë. Ne do t’i trajtojmë të gjitha të dhënat tuaja personale si private dhe konfidenciale dhe në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (edhe kur nuk jeni më klient). Informacioni që ne mbajmë për ju nuk do t’i shpaloset askujt, përveç nëse:
- Ligjërisht na kërkohet të shpalosim informacionin. Kjo përfshin shpalosjen e të dhënave tuaja me autoritetet apo institucionet publike apo kreditore, të mbikëqyrjes bankare, agjencitë e regjis- trit publik; autoritetet tatimore, institucionet e zbatimit të ligjit siç është Policia, Prokuroria, Gjyka- ta; Njësinë e inteligjencës financiare apo edhe përfaqësuesve tuaj të autorizuar;
- Shpalosja kërkohet për të mbrojtur interesat tona legjitime ose obligimeve kontraktuale me qëllim të ofrimit të shërbimeve ose të përpunimit në emër të bankës, p.sh. në fushën e mar- ketingut, avokatë, noterë, kontraktorë për zhvillime të ndryshme dhe te nevojshme për bankën, gjatë fazës së auditimit të jashtëm, etj.
Nëse kjo aplikohet, ne do të sigurohemi që transferimi të bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe pala e tretë të mbrojë të dhënat tuaja personale në nivel të duhur.
MARKETINGU I DREJTPËRDREJTË
Aty ku ne kemi pëlqimin tuaj, ne mund të iu kontaktojmë përmes kanaleve të komunikimit si: telefon, e-mail dhe mjete të tjera elektronike, në lidhje me produktet dhe shërbimet për të cilat ne besojmë se mund të jeni të interesuar. Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke kontaktuar bankën tonë. Ne nuk do ta bëjmë këtë nëse ju nuk na keni dhënë pëlqimin tuaj.
COOKIES
Cookies janë skedarë të vegjël tekstesh me shkronja dhe numra që ruhen në kompjuterin, celularin ose tabletin tuaj kur vizitoni një faqe në internet që përdor cookies. Ato mund të përdoren për të gjurmuar webfaqen, për të ruajtur informacionin, ose për të kujtuar preferencat tuaja psh. cilësimet e gjuhës. Disa cookies ruhen në kompjuterin tuaj, celular ose tabletë për sa kohë që vizitoni faqen kurse cookies të tjera mund të ruhen për një kohë të kufizuar.
Cookies janë të nevojshme për ne, për t’ju dhënë një përvojë të personalizuar juve si vizitor të faqes sonë të internetit, për të marrë informacion se si vizitorët përdorin faqen tonë dhe për të përmirësuar shërbimin që ne ju ofrojmë.
Në disa raste, përdorimi i cookies do të thotë që ne përpunojmë të dhënat tuaja personale. I gjithë përpunimi i të dhënave personale është në përputhje me këtë njoftim të privatësisë.
Ju miratoni përdorimin e cookies kur pranoni ato në bannerin e cookies që shfaqet kur vizitoni faqen tonë të internetit. Nëse dëshironi, mund të fshini cookies përmes cilësimeve në shfletuesin tuaj por keni parasysh se disa funksione nuk do të funksionojnë nëse bllokoni ose hiqni të gjithë cookies.
TRANSFERIMI I TË DHENAVE ME PALËT E TRETA
Ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë këtë njoftim të privatësisë në çdo kohë për të pasqyruar ndryshimet në praktikat tona të të bërit biznes ose sipas kërkesave ligjore.
Data në krye të njoftimit të privatësisë ju tregon se kur është përditësuar dokumenti për herë të fundit. Nëse bëjmë ndryshime në mënyrën se si ne mbledhim ose përdorim informacionin tuaj personal, ju do të pajiseni me njoftimin e duhur, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në postimin e njoftimit të përditësuar të privatësisë në faqen tonë të internetit apo/dhe dhënien e njoftimit në përputhje me kërkesat ligjore.
Çdo ndryshim në këtë Njoftim të Privatësisë do të hyjë në fuqi kur të publikohet Njoftimi i rishikuar i Privatësisë.
Përgjegjës për përpunimin e të dhënave: Banka për Biznes, BPB
Rr.Ukshin Hoti, nr.128,10 000, Prishtine, Kosove Telefoni: +383 38 620 620/ 0800 50 000
Zyrtari përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave: Fatbardha Berisha