Njoftim – Rilokimi i degës së Malishevës

Përmes këtij njoftimi, Banka për Biznes njofton të gjithë klientët lidhur me rilokimin e degës së saj në Malishevë. Dega e BpB-së në Malishevë, tash gjendet në rrugën Adem Jashari pn., dhe do të rilokohet në rrugën Gjergj Kastrioti pn.

Për më shumë informata, ftohen të gjithë klientët e Bankës për Biznes të drejtohen në degët tona ose të thërrasin në numrin e telefonit 038 60 60 10.

Banka për Biznes ju falenderon për mirëkuptim dhe ju fton në bashkëpunim të mëtutjeshëm.