Njoftim për ndryshimin e orarit

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se nga data 4 maj 2022, disa degë të BPB-së do të punojnë me orar të ri.

Degët në fjalë janë të listuara më poshtë, ndërsa orari i ri i punës së këtyre degëve do të jetë 09:00 – 16:00.

Degët në Ferizaj dhe Prizren, nga data 4 maj nuk do të punojnë më të shtunave.

Përndryshe, përveç ndryshimit të orarit të punës, nuk do të ketë asnjë ndryshim sa i përket shërbimeve që i ofrojnë këto degë. Pra, klientët do të pranojnë të gjitha shërbimet si më parë.

Degët me orar të ri jane:

Dardanë, Vushtrri, Viti, Mati 1, Klinë, Istog, Yeni Mahalla (Prizren), Fushë Kosovë, Skenderaj, Lipjan, Malishevë, Drenas, Rahovec, Therandë, Agim Ramadani (Prishtinë), Podujevë, Dragash.

Faleminderit për mirëkuptim