NJOFTIM PËR NDRYSHIM TË ORARIT TË PUNËS SË DEGËVE TË BPB-së

Të nderuar klientë,

Bazuar në vendimin e  fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kufizimin e qarkullimit të qytetarëve, të datës 27 mars 2020, ju njoftojmë që ka ndërruar orari i punës i të gjitha degëve të bankës.

Nga  data 30 mars, e hënë, deri në një njoftim tjetër, degët e BPB do të punojnë me këtë orar:

E Hënë – E Premte

09:00 – 14:00

Degët në qytetet që gjenden në karantinë, Klinë, Malishevë dhe Viti, si dhe degët në Jeni Mahallë, Prizren dhe Rrugën B, Prishtinë, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri në një njoftim tjetër.

Të shtuneve, asnjë nga degët BPB nuk do të punojnë.

Duke marrë parasysh situatën emergjente shëndetësore të krijuar në Kosovë, BPB vazhdon të merr masa që të pengoj në shpërndarjen e #Covid19 e të sigurohet që klientët të kenë qasje në shërbime bankare.

Përkundër faktit që degët janë të hapura, ne ju inkurajojmë që të përdorni sa më shumë shërbimet elektronike, bankomatet dhe kartelat për nevojat e juaja bankare, në mënyrë që të mbrojmë njeri tjetrin dhe të pengojmë shpërndarjen e #Covid19.

Nëse vendosni të vizitoni degët tona, ju lutemi që të merrni masat mbrojtëse të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:

 

  1. Të pastroni dhe dezinfektoni duart shpesh dhe mirë (kemi instaluar dezinfektues edhe në degë)
  2. Të mbani distancë prej minimum 1 metër nga klienti që keni përpara.
  3. Shmang kontaktin me persona të tjerë

 

TË GJITHË BANKOMATËT TONË DHE SHËRBIMET ELEKTRONIKE JANË FUNKSIONAL DHE NË DISPOZICIONIN E KLIENTËVE 24/7