Njoftim mbi IBAN

Klientë të nderuar,

Ju informojmë, se nga data 1 Shkurt 2015 do të filloj të zbatohet standardi i IBAN (International Bank Account Number/Numri ndërkombëtar llogarisë bankare) në Republikën e Kosovës.

IBAN do të aplikohet vetëm për pagesat ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse.

Aplikimi i IBAN do të lehtësoj komunikimin në mes bankave dhe do të përmirësoj realizimin e transferëve ndërkombëtar.

Çfarë është IBAN?

IBAN është numër ndërkombëtar i llogarisë bankare i përcaktuar sipas standardeve ISO 13616.

IBAN-i në Republikën e Kosovës

Zbatimi i IBAN-it në Republikën e Kosovës është përcaktuar sipas Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për Sistemin e Numrave Standard të Llogarive Bankare. Llogaritë vendore do të konvertohet në formatin IBAN me 20 karaktere alfanumerike. Llogarisë bankare vendore si psh. 1300000000000000 do t’i shtohet kodi i shtetit XK dhe kodi i kontrollit 05 dhe ky është formati i plotë i IBAN:

Pasi që rregullorja parasheh që duke filluar nga data 01.02.2015 të zbatohet IBAN në gjithë Republikën e Kosovës, nga data 02.02.2015 çdo llogari ekzistuese apo e re, e cila pranon apo dërgon pagesa ndërkombëtare do të gjenerohet në IBAN.

XK051300000000000000

Andaj luten të gjithë klientët që të njoftojnë partnerët biznesor, bashkëpunëtorët dhe familjarët lidhur me IBAN-in.

Për më shumë informacione kontaktoni degën apo nëndegën tuaj më të afërt.