Njoftim i rëndësishëm

Të nderuar klientë,

BPB SH.A. ju njofton se ka filluar me procesin e rishikimit dhe freskimit të të dhënave të dosjes së klientëve.

Përditësimi i të dhënave të klientëve është kërkesë ligjore dhe proces që i mundëson bankës të vazhdojë të ofrojë shërbime sa më cilësore për gjithë klientët e saj.

Në përputhje me kërkesat që përcaktohen në Ligjin Nr.05/L-096, , Banka është e obliguar që të përcaktojë kriteret minimale për monitorim dhe përditësim të informacionit të klientëve të saj.

Ju njoftojmë që, nëse ju nuk bëni përditësimin e informatave tuaja dhe nuk kompletoni dosjen tuaj bankare, Banka do të bëjë ngrirjen e llogarive tuaja deri në momentin e përditësimit të të dhënave, me ç’ rast Banka nuk do të jetë në gjendje të ju ofroj shërbime të caktuara bankare.

Nëse keni nevojë për informacione shtesë, ju lutem vizitoni degën tuaj, degën më të afërt të bankës ose kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 50000.

Duke ju falënderuar për mirëkuptim, ju mirëpresim që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mëtutjeshëm.

Me nderime,
BPB