NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KLIENTËT E BPB-së NË MALISHEVË
Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se nga nesër, e enjte 16 prill, dega e BPB në qytetin e Malishevës do të rihapet.
Orari i punës i të gjitha degëve të BPB, deri në njoftimin e ardhshëm, është:
08:30 – 16:30
Të shtuneve, asnjë nga degët e BPB nuk do të punoj.
TË GJITHË BANKOMATËT TONË DHE SHËRBIMET ELEKTRONIKE JANË FUNKSIONALE DHE NË DISPOZICIONIN E KLIENTËVE 24/7.
Duke marrë parasysh situatën emergjente shëndetësore të krijuar në Kosovë, BPB vazhdon të merr masa që të pengoj në shpërndarjen e #Covid19 e të sigurohet që klientët të kenë qasje në shërbime bankare.
Përkundër faktit që degët tona janë të hapura, ne ju inkurajojmë që të përdorni sa më shumë shërbimet elektronike, bankomatet dhe kartelat për nevojat e juaja bankare, në mënyrë që të mbrojmë njeri tjetrin dhe të pengojmë shpërndarjen e #Covid19.