Njoftim i rëndësishëm për klientë

Të nderuar klientë,

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndaluar hyrjet dhe daljet në 3 komunat e prekura nga Covid19 – Klinë, Viti dhe Malishevë –  me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit, degët e BPB në këto tri komuna nuk do të punojnë nga e hëna (16 mars) deri në vendimin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës. Por, të gjithë bankomatët e BPB përfshirë ata në komunat e përmendura, do të jenë funkisonal dhe në dispozicionin e klientëve.

BPB fuqishëm inkurajon klientët qe t`u shmangen sa më shumë vizitave në degë dhe të përdorin shërbimet elektronike – ebanking dhe mbanking – dhe kartelat për nevojat e tyre bankare.

Ju rekomandojmë që të pëlqeni faqet tona në rrjetet sociale si dhe te vizitoni webfaqen tone, pasi që përmes këtyre kanaleve do të ju informojmë në kohë reale për të gjitha zhvillimet e reja në bankën dhe tregun bankar në pergjithësi.

Webfaqja e BPB –  https://www.bpbbank.com

Llogaria zyrtare në FB – https://www.facebook.com/bpb.bank/

Llogaria zyrtare në Instagram – https://www.instagram.com/bankaevendit/

Llogaria zyrtare në LinkedIn – https://www.linkedin.com/in/bpb-banka-p%C3%ABr-biznes-9aa7b694