Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe BPB-së

Sot, në zyret qendrore të BPB, është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe BPB-së. Memorandumi i mirëkuptimit përfshin bashkëpunimin reciprok në mes të Banka për Biznes – BPB dhe Odës Ekonomike të Kosovës në sektorin e zhvillimit financiar dhe shërbimeve bankare.

Bashkëpunimi, sipas këtij memorandumi, do të realizohet nëpërmjet bashkërendimit të aktiviteteve të ndërsjella në zhvillimin financiar dhe shërbimeve bankare dhe shkëmbimet e informacioneve për të asistuar partnerët e përbashkët të BPB dhe Odës Ekonomike te Kosovës.